Zgjedhjet: Kusari-Lila flet pas takimit me Vjosa Osmanin

Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar sot një takim me U.D. të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin. Ky takim është në vargun e takimeve konsultative për zgjedhjet. “Subjekti politik Alternativa edhe në këto zgjedhje do të vazhdojë bashkëpunimin me LVV-në, por kësaj radhe me idenë se nuk do të jetë vetëm bashkëpunim në mees të individëve por […]
“Subjekti politik Alternativa edhe në këto zgjedhje do të vazhdojë bashkëpunimin me LVV-në, por kësaj radhe me idenë se nuk do të jetë vetëm bashkëpunim në mees të individëve por të dy subjekteve politike,” – ka thënë znj. Lila, ndoshta duke shprehur pakëz pakënaqësi ndaj VV-së dhe formës aktuale të bashkëpunimin.
Edhe Osmani është në përpjekje për të hapur partinë e saj politike – ndërsa deri tash ka përkrahjen e deputetit Haxhi Avdyli, raporton Periskopi
Edhe Kusari më herët e kishte edhe një anëtar në parti, Ilir Dedën, por i cili u largua për t’u nisur me punë të vetat në Sarajevë.
Presidentja po ashtu raportohet se mund të jetë pjesë e Vetëvendosjes – edhe pse kjo parti me anë të Glauk Konjufcës nuk përjashtoi mundësinë e koalicionit me PDK-në. Osmani kujtojmë që kishte qenë jashtëzakonisht e ashpër ndaj ish partisë së saj, LDK-së, për shkak të bashkëpunimit me partitë e dala nga lufta e UÇK-së.
Statusi i plotë:
Sot si Kryetare e Alternativa zhvillova një takim konsultativ dhe miqësor me U.D. të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa R. Osmani
Republika jonë është para sfidës së radhës, atë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme prandaj të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për një proces me integritet dhe përfundim të suksesshëm.
Subjekti politik Alternativa edhe në këto zgjedhje do të vazhdojë bashkëpunimin me LVV-në, por kësaj radhe me idenë se nuk do të jetë vetëm bashkëpunim në mes të individëve por të dy subjekteve politike.
Në emër të subjektit që përfaqësoj, Alternativa, falenderova U.D. të Presidentes për ftesën dhe konstruktivitetin e treguar në ushtrimin e detyrës së saj.












