Zhduket një burrë në Gjilan, Policia: Vetura e tij u gjet pranë pendës së fshatit Livoq

Zhduket një burrë në Gjilan, Policia: Vetura e tij u gjet pranë pendës së fshatit Livoq

Një person është raportuar i zhdukur sot rreth orës 10:05 në komunën e Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur policia ka pranuar informacion se një 32-vjeçar në Gjilan ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet […]

Një person është raportuar i zhdukur sot rreth orës 10:05 në komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur policia ka pranuar informacion se një 32-vjeçar në Gjilan ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Osmani njoftoj se gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq.

“Me datën 27.11.2025, rreth orës 10:05, kemi pranuar informacion nga familjarët se një person mashkull kosovar, i lindur në vitin 1993, ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq.

Njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e personit.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Person i zhdukur”, ka thënë Osmani./Periskopi/

Të ngjashme
E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Osmani intervistë në France24, kundërshton gazetarin që e quan UÇK-në ‘separatiste’: Ata ishin çlirimtarë

Osmani intervistë në France24, kundërshton gazetarin që e quan UÇK-në ‘separatiste’: Ata ishin çlirimtarë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Me vota të diasporës, VV fiton ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës

Me vota të diasporës, VV fiton ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës