Zhvillime enigmatike në Hagë: Krasniqit nuk ju lejua kravata në sallë, mos kthimi i seancës pa shpjegim dhe pasdite pak seancë private

Zhvillime enigmatike në Hagë: Krasniqit nuk ju lejua kravata në sallë, mos kthimi i seancës pa shpjegim dhe pasdite pak seancë private

Bislim Zyrapi nuk e vazhdoi krejt ditën e sotme dëshminë e tij ku po merret në pyetje nga mbrojtjet e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krejt pa asnjë shpjegim, vazhdimi i seancës pas pushimit të drekës, që zakonisht është nga ora 14:00 deri në 15:15, nuk ndodhi. Dhe për këtë nuk u dha asnjë […]

Bislim Zyrapi nuk e vazhdoi krejt ditën e sotme dëshminë e tij ku po merret në pyetje nga mbrojtjet e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krejt pa asnjë shpjegim, vazhdimi i seancës pas pushimit të drekës, që zakonisht është nga ora 14:00 deri në 15:15, nuk ndodhi. Dhe për këtë nuk u dha asnjë përgjigje.

Në fillim të seancës në mëngjes, u shtrua një çështje që ngjallë dyshime të mëdha për mënyrën e menaxhimit të gjykimit atje.

Kur seanca po fillonte, avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ngriti një çështje rreth trajtimit të klientit të saj.

“Zoti Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ja kanë hequr. A mund të na thotë dikush pse i është hequr kollarja zotit Krasniqi sot paradite?”

Gjyqtari Charles Smith u përgjigj se nuk e di pse ka ndodhë kjo.

“Të jem i sinqertë, as që e kam haberin për këtë, por do të interesohem dhe do të ju them, do të interesohem”.

Më pas avokatja shtoi se Krasniqi e ka bartur më herët në sallë këtë kravatë.

“Sa për procesverbal, zoti Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herë të tjera në sallën e gjyqit, a mund ta dimë arsyen pse i është hequr kollarja?”.

Pas kësaj çështje të ngritur, seanca vazhdoi normalisht me pyetjet e avokatëve Luka Misetic e Ben Emmerson.

Por, kur seanca shkoi në pushim të drekës, ajo nuk vazhdoi më dhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim.

Në rrjete sociale qarkulluan dyshime se kjo po ndodhë për shkak të debateve rreth heqjes së kravatës së Krasniqit.

Gjykata e lëshoi një njoftim se seanca vazhdon pasdite por ajo ishte vetëm dhjetë minuta dhe e tëra në seancë private. Nuk u dha deri më tash asnjë njoftim për publikun se çfarë po ndodhë në Speciale.

Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë, reagon avokatja e tij

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë