Ziadin Sela nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë

Ziadin Sela nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në intervistën e fundit në Struga TV pasi që la të kuptohet se me gjasë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, e ka lënë të hapur mundësinë që mund edhe të bëhet pjesë e garës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Strugës. Ai […]

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në intervistën e fundit në Struga TV pasi që la të kuptohet se me gjasë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, e ka lënë të hapur mundësinë që mund edhe të bëhet pjesë e garës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Strugës.

Ai potencoi se disa projekte të iniciuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar.

Ndërkohë duke folur në këtë prizëm ai tha se edhe partitë e tjera shqiptare duke gjykuar nga rezultati duhet t’i japin mbështetje një kandidati në këtë rast atë të Aleancës për Shqiptarët. Ai gjithashtu tha se partia e tij nuk do nxjerri kandidatë në Kërçovë.

Sela gjithashtu tre muaj më parë ka deklaruar në Kuvendin e Maqedonisë se përsëri do të kandidojë për kryetar të komunës së Strugës, duke replikuar me deputetin e VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski.

“Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish-kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela. Por deri tani nga LR-PDSH nuk ka komente se cili do të jetë vendimi i liderit të tyre.

Të ngjashme
Pas fitores ndaj Anglisë, lojtarët e Argjentinës shpalosin flamurin: Malvinat janë argjentinase

Pas fitores ndaj Anglisë, lojtarët e Argjentinës shpalosin flamurin: Malvinat janë argjentinase

Jordania rrëzon 8 raketa iraniane, raportojnë mediat shtetërore

Jordania rrëzon 8 raketa iraniane, raportojnë mediat shtetërore

Moti sot, temperaturat deri në 30 gradë

Moti sot, temperaturat deri në 30 gradë

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Super-rikthim i çmendur i Argjentinës ndaj Anglisë, Messi me shokë në finale

Super-rikthim i çmendur i Argjentinës ndaj Anglisë, Messi me shokë në finale

Argjentina në epërsiiiiii, Martinez shënon

Argjentina në epërsiiiiii, Martinez shënon

Trump paralajmëron Iranin: Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë! Të sillen siç duhet

Trump paralajmëron Iranin: Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë! Të sillen siç duhet

Abdixhiku tha se janë 148, Zemaj: 151 nënshkrime për Kuvendin e ri zgjedhor të LDK-së

Abdixhiku tha se janë 148, Zemaj: 151 nënshkrime për Kuvendin e ri zgjedhor të LDK-së

Plagoset një person me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë

Plagoset një person me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë

Zhbllokohet ndeshja, Anglia kalon në epërsiiii

Zhbllokohet ndeshja, Anglia kalon në epërsiiii

Fashizmi serb në shekullin XXI - Vazhdueshmëria e një mendësie politike

Fashizmi serb në shekullin XXI - Vazhdueshmëria e një mendësie politike

Begaj në Kiev për samitin Ukrainë-Europa Juglindore: Mbështetja pa kushte duhet të shkojë përtej deklaratave

Begaj në Kiev për samitin Ukrainë-Europa Juglindore: Mbështetja pa kushte duhet të shkojë përtej deklaratave

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq