Zjarre masive në Francë, Britania 40 gradë celsius: Kur vjen moti përvëlues në Kosovë?

Zjarre masive në Francë, Britania 40 gradë celsius: Kur vjen moti përvëlues në Kosovë?

Temperatura ekstreme po shënohen gjithandej në Evropë, derisa është paralajmëruar, që edhe në vendin tonë, në Kosovë, të kemi mot shumë të nxehtë gjatë javës. Kështu, në Francë, zjarrfikësit janë përballut me zjarret masive në jugperëndim të vendit derisa Britania ka shënuar temperature shumë të lartë poashtu. Në Gjermani dhe në Belgjikë, poashtu janë shënuar […]

Temperatura ekstreme po shënohen gjithandej në Evropë, derisa është paralajmëruar, që edhe në vendin tonë, në Kosovë, të kemi mot shumë të nxehtë gjatë javës.

Kështu, në Francë, zjarrfikësit janë përballut me zjarret masive në jugperëndim të vendit derisa Britania ka shënuar temperature shumë të lartë poashtu.

Në Gjermani dhe në Belgjikë, poashtu janë shënuar temperatura ekstreme, që shkencëtarët ua atribuojnë ndryshimeve klimatike.

Sipas zyrës metorologjike në Britani, në Britani janë regjistruar temperature deri në 40 gradë Celsius.

Temperaturat në Kosovë

Sipas faqes kompetente për motin, Prishtina Weather, në njoftimin e 17 korrikut, thuhet se të enjten dhe të premten, Kosova mund të përballet me mot shumë të nxehtë.

Njoftimi:

Mot kryesisht me diell dhe i thatë në javën vijuese. Temperaturat në rritje, deri në 35C ditën e enjte dhe të premte.

17.07.2022 – Mot i kthjellët, kryesisht me diell dhe i thatë parashihet gjatë javës vijuese. Fillimisht në aspektin termik do të jetë shumë ngrohtë, e më pas më nxehtë me temperatura deri në 35C të premten, e në fundjavë me mundësi të rritjes së mëtutjeshme edhe mbi 35C.

Ditën e premte pasdite, nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

18.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

19.07 – Më nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.

20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

21.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

22.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vonë nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

Temperaturat në rritje graduale, minimalet zbresin deri në 10C të martën, e më pas në rritje në 15C. Maksimalet nga 28 e 29C në fillim të javës, rriten deri në 34C e 35C të enjten dhe premte.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 5-11m/s.

Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale./Periskopi 

 

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në