Zjarri përfshiu 6 lokale, pamje të reja nga djegia e lokaleve te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Zjarri përfshiu 6 lokale, pamje të reja nga djegia e lokaleve te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Një numër i madh i zjarrfikësve dolën sot te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale. Dyshohet se ky zjarr që shpërtheu herët në mëngjes ka përfshirë plot 6 lokale. Në vendngjarje ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, thotë se zjarri […]

Një numër i madh i zjarrfikësve dolën sot te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale. Dyshohet se ky zjarr që shpërtheu herët në mëngjes ka përfshirë plot 6 lokale.

Në vendngjarje ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, thotë se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.

Derisa sipas saj deri në këto momente nuk raportohet për njerëz të lënduar.

‘Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmeti.

Ndërsa Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë tha për Telegrafin se në ora 05:45 kanë pranuar informatë për zjarr në lokalet te Tregu i Gjelbër.

Ai tha se nga ky zjarr e pësuan gjashtë lokale

“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur është pa se zjarri kishte shpërthyer dhe kishte përfshirë 6 lokale”, tha ai.

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë