ZKM-ja tha pak për takimin, por ambasadorët e QUINT-it tregojnë se si ia hapën sytë Kurtit për formimin e qeverisë së re

ZKM-ja tha pak për takimin, por ambasadorët e QUINT-it tregojnë se si ia hapën sytë Kurtit për formimin e qeverisë së re

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë takuar të hënën me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të biseduar për situatën politike në vend.  Ambasadorët ia kanë cekur Kurtit nevojën që të formohen sa më shpejt institucionet, përcjell Periskopi. Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të formohet edhe pas 14 tentimeve të dielën. […]

Ambasadorët ia kanë cekur Kurtit nevojën që të formohen sa më shpejt institucionet, përcjell Periskopi.

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të formohet edhe pas 14 tentimeve të dielën. Të martën është tentimi i 15-të.

“Sot ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin në detyrë Kurti. Është theksuar nevoja për të formuar sa më shpejt një qeveri të re, që Kosova të ecën para drejt prioriteteve kyç si avancimi drejt integrimit Euro-Atlantik”, është njoftuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë.

Për takimin ka njoftuar edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

“Sot, ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në largim Kurti. Për progres në integrimin evropian të Kosovës, duhet një qeveri stabile dhe funksionale. Status-quo aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

 

 

E ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se ka inkurajuar për formimin e një qeverie të re dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Këtë pasdite takova, së bashku me ambasadorët e tjerë të QUINT-it, kryeministrin në detyrë Kurti. Inkurajova formimin e një qeveri të re, sa më shpejt të jetë e mundur, të veprohet në interesa të Kosovës dhe njerëzve të saj, duke bërë progres në çështjet vitale, si zhbllokimi i fondeve dhe vazhdimi drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, po ashtu ka thënë se duhet formuar sa më shpejt qeveria e re.

“Kosovës i duhet një qeveri stabile që është e aftë të marrë vendime. Më mirë dje se nesër. Presin shumë detyra të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare dhe nevojitet përparim në çështjet jetike. Ky ishte mesazhi kryesor që zëvendësi im, së bashku me kolegët e QUINT-it, përcollën në një takim me kryeministrin në detyrë Kurti”, ka shkruar Rohde.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?