ZPS pushon hetimet për Sokol Bashotën

ZPS pushon hetimet për Sokol Bashotën

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka pushuar hetimet ndaj Sokol Bashotës për vepra penale që ndërlidhen me krime të luftës. Kjo është bërë e ditur nga vetë Bashota pas përfundimit të dëshmisë së tij më shumë se katërditore, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton “Betimi për […]

Kjo është bërë e ditur nga vetë Bashota pas përfundimit të dëshmisë së tij më shumë se katërditore, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë. Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar”, tha Bashota përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai tha se kjo nuk është vetëm fitore e tij, por edhe triumf i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore. Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi”, shkroi tutje Bashota.

Të ngjashme
Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur