ZRRE bizneseve: Lidhni kontrata ose do të mbeteni pa rrymë pas 30 korrikut

ZRRE bizneseve: Lidhni kontrata ose do të mbeteni pa rrymë pas 30 korrikut

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar bizneset që aktualisht janë fuke u furnizuar me rrymë nga KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit, që nëse nuk lidhin kontrata me furnizues afatgjatë të licencuar do të mbesin pa rrymë pas 30 korrikut. ZRRE u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë […]

ZRRE u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike.

“Mosveprimi brenda afatit të paraparë do të rezultojë me ndërprerjen automatike të furnizimit me energji elektrike pas datës 30.07.2025, përkatësisht sipas afatit gjashtëdhjetë (60) ditor, pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht”, thuhet në njoftim.

Tutje, ZRRE ka thënë se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është një proces që po zbatohet në përputhje të plotë me ligjin dhe praktikat më të mira rregullatore.

“Me kënaqësi ju informojmë se edhe Gjykatat, në rastet e shqyrtuara lidhur me këtë proces, kanë vlerësuar si të ligjshme dhe të bazuara vendimet e ZRRE-së, duke konfirmuar se veprimet tona janë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi”, theksohet në njoftim. /Periskopi/

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN

Njoftim për konsumatorët lidhur me përfundimin e periudhës së furnizimit të garantuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF)

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke vepruar në përputhje me mandatin e saj ligjor sipas Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, njofton të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), se periudha maksimale e këtij furnizimi të garantuar përfundon më 30.07.2025, për konsumatorët që kanë shfrytëzuar këtë shërbim nga data 1 qershor 2025.

Furnizimi nga FMF është një masë e përkohshme që ka për qëllim sigurimin e vazhdimësisë së furnizimit me energji elektrike për konsumatorët të cilët, për çfarëdo arsye, kanë mbetur pa furnizues komercial. Ky furnizim i garantuar nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe nuk mund të vazhdohet pas datës së lartcekur.

ZRRE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike. Mosveprimi brenda afatit të paraparë do të rezultojë me ndërprerjen automatike të furnizimit me energji elektrike pas datës 30.07.2025, përkatësisht sipas afatit gjashtëdhjetë (60) ditor, pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është një proces që po zbatohet në përputhje të plotë me ligjin dhe praktikat më të mira rregullatore. Me kënaqësi ju informojmë se edhe Gjykatat, në rastet e shqyrtuara lidhur me këtë proces, kanë vlerësuar si të ligjshme dhe të bazuara vendimet e ZRRE-së, duke konfirmuar se veprimet tona janë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Për lehtësi, lista e furnizuesve të licencuar nga ZRRE është publikuar në ueb-faqen zyrtare të ZRRE-së: https://www.ero-ks.org/zrre/sites/default/files/Publikimet/Licencat/2025.07.10._Regjistri%20mbi%20Licencat%20e%20leshuara%20FURNIZIM%20WEB_te%20licencuar_0.pdf

ZRRE mbetet e përkushtuar të sigurojë një treg funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke garantuar transparencë, mbrojtje të konsumatorëve dhe siguri juridike në çdo hap të procesit.

Të ngjashme
E rëndë: Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet nëna 14-vjeçare

E rëndë: Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet nëna 14-vjeçare

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim me narkotikë

Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim me narkotikë

Vazhdon gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Vazhdon gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

Rasti tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij

Rasti tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij

Tragjedi në Shkodër, burri vret gruan me armë gjahu

Tragjedi në Shkodër, burri vret gruan me armë gjahu

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Doarsa Kica Xhelili: Kam mendim për secilën çështje, do t’i shpreh në mbledhje

Doarsa Kica Xhelili: Kam mendim për secilën çështje, do t’i shpreh në mbledhje

Pro apo kundër shkarkimit të Abdixhikut? - Deklarohet Armend Zemaj para mbledhjes së LDK-së

Pro apo kundër shkarkimit të Abdixhikut? - Deklarohet Armend Zemaj para mbledhjes së LDK-së

Zbulohet revolveri që Erdogan ua dha liderëve të NATO-s pas Samitit në Ankara

Zbulohet revolveri që Erdogan ua dha liderëve të NATO-s pas Samitit në Ankara

Gjoni Palokaj sfidon çeçenin Machaev për titullin e Oktagon-it

Gjoni Palokaj sfidon çeçenin Machaev për titullin e Oktagon-it

FIFA reagon pas akuzave se Botërori po favorizon Argjentinën

FIFA reagon pas akuzave se Botërori po favorizon Argjentinën