ZRRE fiton kundër bizneseve: Rrëzohet vendimi për shtyrjen e zbatimit të “Tregut të Lirë” të energjisë

ZRRE fiton kundër bizneseve: Rrëzohet vendimi për shtyrjen e zbatimit të “Tregut të Lirë” të energjisë

S’ka as anulim, as shtyrje, as pezullim të vendimit të ZRRE-së për t’i hedhur në mënyrë të detyrueshme në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë plot 1 mijë e 300 bizneset prodhuese të vendit. Ndonëse në tërësi u shpall e paligjshme në Shkallën e Parë, Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale u vendos në […]

Ndonëse në tërësi u shpall e paligjshme në Shkallën e Parë, Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale u vendos në anën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ashtuquajturin “Treg të Lirë” të energjisë elektrike për 1 mijë e 300 bizneset prodhuese vendore.

Shkalla e Dytë vendosi në favor të ankesës së ZRRE-së për të anuluar vendimin e Shkallës së Parë e cila gjeti se ZRRE në mënyrë të kundërligjshme i ka vendosur thjesht-ashtu 1 mijë e 300 biznese para një (f)akti të kryer të heqjes së tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike: i.e në çmime katër-pesë më të shtrenjta pa u plotësuar as kushtet e krijimit të një tregu të lirë.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me seli në Prishtinë. NDRYSHOHET pika IV e Aktgjykimit K.A.nr.301/25 e datës 29.07.2025 e Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, ashtu që vendoset si në vijim: Refuozhet si e pabazuar kërkesa e paditësit … me seli në Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr.272/23 të datës 05.04.2025 dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRRE”.

Ky vendim, siç kupton Nacionale, është marrë më 07.08.2025 – kur raportohej për presion të jashtëzakonshëm në Gjykatën Komerciale, Dhomat e Shkallës së Dytë, për të vendosur në favor të ZRRE-së.

Vendimi kundër ZRRE-së në Shkallën e Parë

Gjykata Komerciale, Shkalla e Parë, kishte vendosur të anulonte NË TËRËSI njoftim/vendimin e ZRRE-së për t’i vendosur dhunshëm në të ashtuquajturin treg të lirë bizneset prodhuese, ndërsa kishte pezulluar ekzekutimit e atij vendimi – i.e, zbatimin e të ashtuquajturit “treg të lirë” të energjisë – deri kur Gjykata të merr vendim të formës së prerë/.

“Anulohet në tërësi njoftimi i datës 12.03.2025 i të paditurës ZRRE, si i kundërligjshëm”.

“Aprovohet pjesërisht si i bazuar propozimiti i paditësit **** për caktimin e masës së sigurisë dhe PEZULLOHET ekzekutimi i pikës IV i vendimit Nr.275/24 të datës 05.04.2024 dhe në tërësi Njoftimi i datës 12.03,2025, të nxjerra nga ZRRE, derisa ky aktgjykim të marrë formën e prerë”.

 

Periskopi gjatë ditës së premte kishte raportuar se janë bërë më shumë se një javë që kur Gjykata Komerciale kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili ka të bëjë me daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Në njoftimin e Gjykatës, thuhej se vendimi i ZRRE-së për të nxjerrë të gjithë konsumatorët në treg të lirë, të bazuar në një interpretim të gabuar të dispozitave ligjore, përbën shkelje të rëndë të ligjit./Periskopi

 

Presion i paparë mbi Gjykatën e Apelit për të mbështetur vendimin e ZRrE’së kundër 1300 bizneseve

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve