ZRrE publikon raportet: Rritja e çmimit të rrymës për 15% e pashmangshme

ZRrE publikon raportet: Rritja e çmimit të rrymës për 15% e pashmangshme

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për tre operatët e energjisë elektrike. Në njoftimin e ZRRE’së thuhet se bazuar në rezultatet e raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifae për konsumatorët të jetë përreth 15 për qind. “Raportet […]

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për tre operatët e energjisë elektrike.

Në njoftimin e ZRRE’së thuhet se bazuar në rezultatet e raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifae për konsumatorët të jetë përreth 15 për qind.

“Raportet konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje. Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thotë ZRRE.

Në njoftim thuhet se ZRRE-ja e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative.

“Në këtë kuadër, ZRRE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre. Komentet mund të dërgohen deri në datën 28 mars 2025”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e ZRRE-së thuhet se ky publikim përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë mundësinë për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces të rëndësishëm.

Propozimi i ZRRE’së për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill ka ngjallur reagime të shumta.

Kujtojmë se me sloganin “Asnjë cent më shumë”, në rrjete sociale, ka nisur një fushatë për të kundërshtuar propozimin për edhe një rritje tjetër të çmimit të rrymës./Periskopi/

ZRRE: Të shtrenjtohet çmimi i rrymës për rreth 15 për qind

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit