Zv.kryeministër Bislimi e sheh normale ikjen e mjekëve: Edhe mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë

Zv.kryeministri Besnik Bislimi ka arsyetuar ikjen e mjekëve nga Kosova, drejt Gjermanisë, transmeton Periskopi. Bislimi mendon që është normale, sepse edhe nga Gjermania ikin mjekët. ‘’Kanë ikë mjekët në Kosovë, kanë me ikë gjithmonë. Po a e di pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritë popullsia e Gjermanisë, po pse mjekët gjermanë ikin […]
Bislimi mendon që është normale, sepse edhe nga Gjermania ikin mjekët.
‘’Kanë ikë mjekët në Kosovë, kanë me ikë gjithmonë. Po a e di pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritë popullsia e Gjermanisë, po pse mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë e tani lind nevojë për fuqi punëtore nga vendet tjera. Politika kryesore të BE janë për me rritë mobilitetin. Projektligji i ri s’ka me bo rrogën 6 mijë euro që me thanë s’kanë me shku më. ‘’, tha ai.
Kujtojmë që veç këtë muaj, gati 50 mijë aplikime për viza ishin në ambasadën gjermane.PERISKOPI/












