Zyrtare: Valon Zumberi transferohet te Vitesse

Zyrtare: Valon Zumberi transferohet te Vitesse

Vitesse ka zyrtarizuar transferimin e Valon Zumberit. Futbollisti 22-vjeçar nga Kosova ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi për edhe një sezon shtesë. Zumberi i bashkohet klubit nga Arnhem si lojtar i lirë pas një periudhe të gjatë me klubin gjerman Hamburger SV, ku ishte pjesë e akademisë që nga […]

Zumberi i bashkohet klubit nga Arnhem si lojtar i lirë pas një periudhe të gjatë me klubin gjerman Hamburger SV, ku ishte pjesë e akademisë që nga viti 2010. Ai u dallua si një lider i natyrshëm në moshë të re dhe luajti për ekipin e parë të HSV në Bundesliga 2, përpara se të huazohej te FC Schaffhausen në Zvicër.

Në nivel ndërkombëtar, Zumberi ka përfaqësuar Kosovën në 18 ndeshje me ekipin U21, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në tetë prej tyre. Ai vjen te Vitesse si një lojtar me përvojë dhe potencial për të qenë lider në prapavijë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Valon 🟰 Vitessenaar 💛🖤

— Vitesse (@MijnVitesse) June 24, 2025


Drejtuesit teknikë të klubit holandez besojnë se me cilësitë e tij në mbrojtje, pozicionimin inteligjent dhe lidershipin natyral, Zumberi do të jetë një hallkë kyçe në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Vetë futbollisti është shprehur i entuziazmuar për fillimin e këtij kapitulli të ri: “Është fantastike të jem këtu. Jam krenar që nënshkruaj për këtë klub të shkëlqyer dhe mezi pres të filloj sezonin e ri”.

Ky transferim përforcon ambiciet e Vitesse për rikthim të fuqishëm në arenën kombëtare dhe ndërtimin e një skuadre konkurruese për edicionin e ri./Periskopi

Të ngjashme
Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit

Irani udhëton për në Botëror, skuadra fotografohet para nisjes

Irani udhëton për në Botëror, skuadra fotografohet para nisjes

Batatina me mesazh për tifozët: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin

Batatina me mesazh për tifozët: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin

Policia e Shqipërisë me masa të rrepta para miqësoret ndaj Luksemburgut

Policia e Shqipërisë me masa të rrepta para miqësoret ndaj Luksemburgut

Kupa e Botës 2026 në rrezik: Gati çdo ndeshje mund të ndërpritet

Kupa e Botës 2026 në rrezik: Gati çdo ndeshje mund të ndërpritet

E konfirmuar, Kosova me tre mungesa ndaj Andorrës

E konfirmuar, Kosova me tre mungesa ndaj Andorrës

Xhaka: Duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme

Xhaka: Duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

S’është Muriqi, Yamal shpallet lojtari i sezonit në La Liga

S’është Muriqi, Yamal shpallet lojtari i sezonit në La Liga

Zyrtare: Napoli blen përfundimisht Alisson Santosin

Zyrtare: Napoli blen përfundimisht Alisson Santosin