Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nga puna në gjykatë, pastaj si të akuzuar përsëri në punë

Janë shumë të shpeshta rastet të cilat zyrtarët publik përballën më drejtësinë. Por, shumë nga ta vazhdojnë të ushtrojnë funksionin publik, shkruan Periskopi. Sot, në mesditë tre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës e lanë punën për pak kohë. U paraqitën në gjykatë lidhur më një akuzë që po rendon mbi ta për korrupsion. Pastaj, nga […]
Sot, në mesditë tre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës e lanë punën për pak kohë. U paraqitën në gjykatë lidhur më një akuzë që po rendon mbi ta për korrupsion. Pastaj, nga gjykata të njëjtit përsëri u kthyen në punë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ka kohë që është ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Isa Berisha, Mirdit Emini dhe Leonora Bacaj -Limani. Por, tre të akuzuarit po vazhdojnë të shkojnë në punë rregullisht, madje kanë edhe pozita vendimmarrëse. Ata nuk janë suspenduar nga ministria.
Të tre janë paraqitur sot në Gjykatën Themore të Prishtinës. Por, me propozim të prokurores, Habibe Salihu është mbyllur për media publikimi i dëshmive të dëshmitarëve në rastin ku ish- sekretari Betim Reçica, dhe zyrtarët Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini po akuzohen për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit.
Prokurorja Salihu kërkoi që të mos publikohen dëshmitë e dëshmitarëve në këtë fazë të procedurës me arsyetimin se mund të ndikohen dëshmitarët tjerë.
Gjykatësi, Musa Konxheli mori vendim me të cilin e aprovoi propozimin e prokurores Salihu, me të cilin dëshmitë e dëshmitarëve nuk do të publikohen deri sa të përfundojë pjesa e dëgjimit të tyre.
Periskopi ka mësuar se zyrtari, Isa Berisha është Menaxher Rajonal për Gjilan.
Mirdit Emini është Udhëheqës i Divizionit për Zhvillimin dhe Përgatitjen e testeve për Patent Shofer, ndërsa Leonora Bacaj- Limani është Udhëheqës i Divizionit për Autoshkolla.
Të akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini po akuzohen nga PSRK-ja se Isa Berisha, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Rivlerësues në MI, Leonora Limani dhe Mirdit Emini në cilësinë e anëtarëve të atij komisioni, të themeluar nga Sekretari i përhershëm i ministrisë, më 21 nëntor 2017, për rivlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomik të paraqitura në tenderin për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare për të shpallur fitues operatorët ekonomik që ofertuan çmimin më të ulët, që ishte kriteri kryesor për shpalljen e fituesve.
Pos këtyre personave që po frekuentojnë gjykatën kohë pas kohë e po kthehen në punë, zyrtari Besim Tahiri është dënuar para pak muajsh me burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Edhe ai vazhdon të ketë pozitë në ministri. I dënuari Tahiri, aktualisht është Udhëheqës i Divizionit për Pyetës. /Periskopi/












