Zyrtari i Friedrich Ebert Stiftung: Kushtetuesja pritet t’i sqarojë pasojat e moskonstituimit dhe hapat drejt tij

Zyrtari i Friedrich Ebert Stiftung: Kushtetuesja pritet t’i sqarojë pasojat e moskonstituimit dhe hapat drejt tij

Egzon Osmanaj nga Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung – FES, ka folur për bllokadën institucionale në vend dhe aktvendimin e ri që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushetuese për konstituimin e kuvendit. Osmanaj tha se vështirë se Gjykata Kushtetuese mund të lëshohet më tutje në aktgjykimin e ri përtej asaj që ka vendosur deri tash. “Ndoshta janë dy elemente që […]

Osmanaj tha se vështirë se Gjykata Kushtetuese mund të lëshohet më tutje në aktgjykimin e ri përtej asaj që ka vendosur deri tash.

“Ndoshta janë dy elemente që priten se Kushtetuesja mund t’i sqarojë. E para është pasojat e moskonstituimit të kuvendit përtej afatit prej 30 ditësh. Dhe e dyta është se cilët do të jenë hapat më tutje drejt konstituimit”.

“Në kuptimin politik, nuk duhet të presim nga Gjykata Kushtetuese që t’iu kërkojë partive politike që të ulen dhe të formojnë koalicione, pasi kjo nuk është detyrë e saj, sikur nuk është detyrë e saj që ta dërgojë vendin në zgjedhje. Kushtetuesja e bën vetëm interpretimin e normave kushtetuese”, tha Osmanaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se është mirë që Kushtetuesja ta sqarojë edhe procedurën e si rrjedh afati 30-ditor për konstituimin e kuvendit, teksa u shpreh se vendi tashmë është në një krizë që lehtë mund të rrëshqas në krizë ekzistenciale.

“Tashmë nuk jemi në një krizë institucionale, por jemi në një krizë që shumë lehtë mund të rrëshqas në një krizë ekzistenciale pasi s’kemi institucione që nga fillimi i viti. Tash kemi shumë procese që janë të domosdoshme për vazhdimësinë e ekzistimit të Kosovës dhe institucioneve  tona”.

“Është momenti i fundit që partitë politike t’i thërrasin mendjes që të ulen dhe diskutojnë për ta tejkaluar këtë krizë të thellë të cilat ato na kanë futur pasi Kushtetuesja s’mund të bëjë diçka të tillë”, tha ai.

Të ngjashme
Vushtrriasi që sulmoi me sprej policët ishte i dënuar me 6 vjet burgim, posedonte dy thika

Vushtrriasi që sulmoi me sprej policët ishte i dënuar me 6 vjet burgim, posedonte dy thika

Pasdite pritet mot me shi, rrufe e erëra të forta, IHMK-ja kërkon kujdes nga qytetarët

Pasdite pritet mot me shi, rrufe e erëra të forta, IHMK-ja kërkon kujdes nga qytetarët

E rëndë: Një person bie nga një objekt në Prishtinë, vdes në vendin e ngjarjes

E rëndë: Një person bie nga një objekt në Prishtinë, vdes në vendin e ngjarjes

Për katër muaj, 69 raste me fruth në Kosovë – Vetëm në javën e fundit 11 raste të reja

Për katër muaj, 69 raste me fruth në Kosovë – Vetëm në javën e fundit 11 raste të reja

“Ajde u p**u mater…”, Erden Atiq i Vetëvendosjes çartet keq duke shpërndarë postimin e Albulena Haxhiut

“Ajde u p**u mater…”, Erden Atiq i Vetëvendosjes çartet keq duke shpërndarë postimin e Albulena Haxhiut

Publikohet fjalimi i Messit para finales: Një fjali e tij ka ngritur shumë polemika në Argjentinë

Publikohet fjalimi i Messit para finales: Një fjali e tij ka ngritur shumë polemika në Argjentinë

Kjo raportohet se është e reja që vdiq nga aksidenti në Komoran

Kjo raportohet se është e reja që vdiq nga aksidenti në Komoran

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së

Për të ulur kostot për qytetarët kryeministri i ri britanik nga tetori heq TVSH’në për energjinë elektrike

Për të ulur kostot për qytetarët kryeministri i ri britanik nga tetori heq TVSH’në për energjinë elektrike

Vetaksidenti në Komoran, Policia jep detaje: Një person ka vdekur dhe tre janë lënduar

Vetaksidenti në Komoran, Policia jep detaje: Një person ka vdekur dhe tre janë lënduar

Estofex paralajmëron: Në Kosovë, rrezikshmëri e lartë për stuhi

Estofex paralajmëron: Në Kosovë, rrezikshmëri e lartë për stuhi

Tragjedi në Komoran: Humb jetën një 24-vjeçare dhe tre të rinj përfundojnë të lënduar pas vetaksidentit

Tragjedi në Komoran: Humb jetën një 24-vjeçare dhe tre të rinj përfundojnë të lënduar pas vetaksidentit

Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri

Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri