Zyrtari i LVV-së godet LDK-në: S’mund të bashkëpunojmë me dikë që s’është penduar për krimet që ka kryer

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka goditur partnerin potencial për bashkëqeverisje LDK-në, përmes një statusi në Facebook. Zaimi ka thënë se nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar për ato çfarë ka shkaktuar në të kaluarën. “Nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që […]
Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka goditur partnerin potencial për bashkëqeverisje LDK-në, përmes një statusi në Facebook.
Zaimi ka thënë se nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar për ato çfarë ka shkaktuar në të kaluarën.
“Nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar dhe nuk ndjen përgjegjësi për krimet që i ka shkaktuar apo lejuar në të shkuarën”, ka shkruar Zaimi.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë në pikën me të ulët të mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje.
Dje partia e Isa Mustafës i është kundërpërgjigjur me një ofertë LVV-së, ku kërkon që kryeparlamentari ti takojë LDK-së deri në zgjedhjen e Presidentit dhe më pas ky post ti kthehet sërish LVV-së.
Isa Mustafa ka paralajmëruar një takim të fundit me kreun e LVV-së Albin Kurti, i cili do ti jepte fund dilemave për formimin e koalicionit. /Periskopi/












