Ndalohen punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Ndalohen punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Punimet e nisura të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet janë ndaluar. Periskopi merr vesh se Inspektorati i trashëgimisë kulturore ua ka ndaluar punimet në Prishtinë, për shkak se tri objektet, Grand Hotel, objekti i Radio Kosovës dhe Universiteti “Hasan Prishtina”, janë në mbrojtje të trashëgimisë. Ky projekt, i ka kushtuar Komunës së Prishtinës, […]

Periskopi merr vesh se Inspektorati i trashëgimisë kulturore ua ka ndaluar punimet në Prishtinë, për shkak se tri objektet, Grand Hotel, objekti i Radio Kosovës dhe Universiteti “Hasan Prishtina”, janë në mbrojtje të trashëgimisë.

Ky projekt, i ka kushtuar Komunës së Prishtinës, hiç më pak se 18.4 mil euro.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, për ndërtimin e këtij sheshi është rekomanduar grupi i operatorëve ekonomikë “Salillari; Gjini Construction Sh.P.K; Hidroterm Sh.P.K”.

Për realizimin e këtij projekti kanë aplikuar katër operatorë.

Kohëzgjatja e këtij tenderi është maksimumi 360 ditë, siç përshkruhet në dosjen e tenderit.

Procedura e prokurimit për ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’, ishte pezulluar më 12.09.2024, si shkak i një ankese nga një operator ekonomik në Organin Shqyrtues të Prokurimit, masë kjo e paraparë me ligj.

Kështu kishte bërë të ditur vetë Komuna e Prishtinës përmes një komunikate të lëshuar për media, pas raportimeve se ishte pezulluar procesi për shkak të shkeljeve ligjore.

“Dorëzimi i kësaj ankese në OSHP nga operatori ekonomik nuk nënkupton shkelje procedurale e ligjore a as ndalim të aktivitetit të prokurimit, por është masë automatike e paraparë me ligj pavarësisht nëse ankesa është e bazuar apo jo. Pra, çdo herë kur një operator ekonomik parashtron ankesë në OSHP, aktiviteti i prokurimit pezullohet në mënyrë automatike. Kjo është paraparë me nenin 112, paragrafi 1, i Ligjit për Prokurim Publik”- kishte  bërë të ditur Komuna e Prishtinës, nëpërmjet komunikatës së lëshuar më 12.09.2024.

Ndërsa,  procedurat për ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’ pranë Katedrales, që do të zgjatet deri te Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, kishin nisur në gushtin e vitit 2023.

Sipas të dhënave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), kostoja e këtij projekti pritet të arrijë në 18 milionë e 400 mijë euro.

Krijimi i një sheshi të Katedralja ka qenë pjesë e programit qeverisës të Përparim Ramës i cili ka deklaruar disa herë se kjo zgjatje është vetëm pjesa e parë, pasi plani është që sheshi të zgjatet në fazën e dytë deri të Posta e Madhe që më pas lidhet edhe me Xhaminë në Dardani e cila është në ndërtim, derisa gradualisht të vazhdojë deri tek rrethi me flamur në ‘Ulpianë’.

Krijimi i sheshit te Katedralja është përmendur edhe gjatë qeverisjes së ish-kryetarit, Shpend Ahmeti, projekt ky si pjesë e planit të mobilitetit për Prishtinën.

Plani i mobilitetit i punuar nga Mott MacDonald në vitin 2019 është plan 12-vjecar që përfshinë disa reforma në infrastrukturën e qytetit, përfshirë shtigjet e çiklizmit, shtrimin e rrugëve të reja, reformim të transportit publik, përfshirë pritoret etj./Periskopi/

‘Do të transformohet kryeqyteti’, Rama flet pas nisjes së punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?