10 mijë euro për kryetarin e Listës Guxo në Gjermani nga Ministria e Donika Gërvallës

Kryetari i Listës Guxo në Gjermani, Berlind Gajraku, do të paguhet nga 1 mijë euro në muaj, për dhjetë muaj rresht nga Ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, një nga kryetaret e partisë Guxo. Më 10 shtator 2023, ministrja e jashtme Donika Gërvalla, do të publikonte në Facebook një thirrje për Programin për Diplomaci Qytetare, […]
Më 10 shtator 2023, ministrja e jashtme Donika Gërvalla, do të publikonte në Facebook një thirrje për Programin për Diplomaci Qytetare, i cili parasheh ndarjen e bursave për të rinjtë e diasporës.
Programi ku të rinjtë e diasporës kosovare, ftoheshin të aplikonin, do të ishte një thirrje që do të ishte e hapur, për vetëm një ditë.
E më 20 tetor, është publikuar lista e përfituesve nga ky program, në mesin e të cilëve, i gjashtëmbëdhjeti me radhë, është edhe emir i Berlind Gajrakut – i riu që është edhe krytar i partisë së Donika Gërvallës, dega në Gjermani.
(Lista e publikuar nga Kallxo)
MPJD ka ndarë nga 10 mijë euro për 10 muaj ndërmjet viteve 2023-2024 për secilin kandidat të suksesshëm të këtij programi, shkruan në thirrjen publike të Ministrisë. Ky program ka filluar më 25 tetor dhe do mbaroj më 25 gusht të vitit të ardhshëm.
Rikujtojmë se një nga lajmet më të bujshme të vitit, ishte hulumtimi ekskluziv i Periskopit për pagën e konsulentit Gani Jakupi, e që artikullin e plotë mund ta lexoni më poshtë:













