Ministria e Liburn Aliut pezullon tenderin 30 milionësh, dyshime se u favorizuan disa kompani

Ministria e Liburn Aliut pezullon tenderin 30 milionësh, dyshime se u favorizuan disa kompani

Tenderi “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale 2022 -2025“, po ‘vlon’ në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliut. Ky tender për të cilin mëtohet të lidhën 15 kontrata për tri vite, është në rrugë për të përfunduar në Prokurori, shkruan Periskopi.

Para pak ditëve, ministria që udhëhiqet nga Aliu ka shpallur fituesit për 15 lot (pjesë), shumica kompani në konzorcium.

Por, menjëherë pas 6 ditëve është detyruar që të pezullojë procedurën në tersi, ngase disa kompani kanë bërë ankesë në ministri me arsytimin se janë rekomanduar për kontratë kompanitë e pa përgjegjshme, dhe se ato vet u diskualifikuan ne kundershtim me ligjin.

Ministria nuk ka arritur t’u kthejë përgjigje kompanive në afatin e paraparë ligjorë prej 3 ditëve, ka kërkuar edhe tri ditë shtesë, pasi ia lejon ligji. Por, ministria ka kërkuar edhe tri ditë shtesë afat në ditën që ka konsumuar të gjitha ditët, çka do të thotë se afti ligjorë për kthimin e përgjigjes i ka kaluar.

Dje ka publikuar vendimin për shtyrje të afatit për dhënien e përgjigjes në ankesa. Afati i fundit për ankesë nga ana e kompanive ka qenë dita e mërkure e javës së kaluar dhe afti ka kaluar të shtunën, ndërsa nga e shtuna kanë kaluar edhe tri ditë të tjera sot, pasi edhe vikendi llogaritet si ditë pune në këtë rast.

Ditë më parë, Periskopi ka bërë kërkesë në ministri për të parë ofertat e kompanive fituese, por ministria nuk e ka lejuar deri më tani një gjë të tillë.

Mësohet se kompanitë kanë bërë ankesa më të dobëta se herëve tjera, sepse kanë pasur qasje të pjesshme, ngase ministria ka larguar nga ofertat fituese dokumentet kyç në qasje për to, si kërkesat financiare, teknike dhe profesionale. Kjo është bërë më arsyetimin se ka pasur kërkese afariste nga kompanitë që t’u mbyllen një pjesë e dokumentacionit.

Por, edhe nëse është kështu, siç ka thënë ministria, prapë është shkelur neni 11 i Prokurimit Publik, i cili e obligon ministrinë se pas kërkesës afariste për mbyllje të një pjesë të dokumenteve, te nxjerrët një vendim i veçantë për klasifikim të dokumenteve si sekret afarist.

Këtë vendim ministria nuk e ka nxjerrë. Bile, siç ka mësuar Periskopi edhe tek plotësimi i formularit për sekretin nga ana e kompanive, është lënë pa u plotësuar rubrika kryesore e arsyetimit të fshehjes së dokumenteve. Kjo i bije që kërkesa nuk ka qenë valide, sepse mbi ketë bazë as ministria nuk ka nxjerr vendim për klasifikim të dokumentacionit.

Por, fshehja e dokumenteve hedhë dyshime se kompanitë ankuese të mos mund të shohin ofertat e kompanive fituese ngase mund të mos i kenë plotësuar kushtet e kërkuara, mandej aty do të hetohej edhe po të kishte ndonjë dokument të falsifikuar që shpeshherë kompanitë e bëjnë këtë për të përmbushur ndonjë kërkesë.

Sipas burimeve brenda Ministrisë, mësohet se disa nga kompanitë nuk i kanë përmbushur kërkesat e kërkuara.

Konzorciumi ”Via” shpk, Eurokos Holding”, “A.L -Asfalt” shpk, “Dio Bes” shpk, “Eurotitan” shpk janë rekomanduar për dy kontrata në pjesët Prishtina -1. Dhe Ferizaj 1.

Tek ‘njoftimi për kontratë’, pika 8.1 dhe 8.2, komuna ka vendosur kriteret e kërkesave ekonomike dhe financiarë, ku është kërkuar që kompanitë të ofrojë dëshmi se qarkullimi vjetor i tyre gjatë tri viteve të fundit të jetë në vlerë prej Prishtina 1, 4, 641, 060. 60 euro dhe Ferizaj -, 4, 159, 558.80 euro. Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se konzercumi fitues nuk e ka plotësuar këtë pikë të kërkuar, ku qarkullimi është dashur për dy pjesë është dashur të jetë afro 9 milionë euro. Shumat e lartshënuara janë kërkuar edhe si kapital i mjaftueshëm për realizmin e kontratës (mjete të gatshme në llogari nga Kompania në bankë) ose qasje ne kredi të pa kushtëzuar.

Në një pikë tjetër është kërkuar edhe  Lista e kontratave të realizuara – përfunduara në lëmin e mirëmbajtës, Autostradave, Rrugëve Nacionale, regjionale dhe Lokale për periudhën 2021 -2020, 2021. Me një kërkim në e-prokurim shihet se konzorciumi lartshënuar nuk e ka përmbushur këtë pikë, pasi për Prishtina -1 është kërkuar shuma e kontratave jo më pak se 3, 480, 817, 95 euro, dhe për Ferizaj -1 është kërkuar 3. 119, 669, 10 euro.

Pra, për të dyja është dashur të ketë realizim të kontratave në tri vitet e fundit në vlerë prej 6, 600, 487. 05 euro. Nëse bëhet një kërkim në e-prokurim, kompanitë nuk kanë realizuar kontrata në shumën e kërkuar.

Ky grup i kompanive që është pallur fitues në dy lot, nuk e ka plotësuar as kërkesën nr 6 Lista e të punësuarve min 30 punëtorë. Pra është dashur të dorëzohen dëshmitë për 60 punëtor të deklaruar në ATK, por, siç ka mësuar Periskopi grupi ka ofruar dëshmi vetëm për 53 punëtor.

Për këtë tender, ministria ka vendosur një shumë prej rreth 30 milionë euro për tri vite, dhe shuma e kompanive të rekomanduara për kontratë mbi 23 milionë euro.

Në garë kanë qenë 28 subjekte, shumica garuan në konzerciume, dhe disa që u përjashtuan nga gara kanë qenë më të lira se sa ato që u rekomanduan për kontratë. Për kontratë janë rekomanduar kompanitë thuajse të njëra, sikurse ato në tenderin problematik të Mirëmbajtës së Autostradave.

Të dhëna plotësuese: 

Kompanitë e rekomanduara për kontratë janë: Prishtina -1. “”Via” shpk, Eurokos Holding”, “A.L -Asfalt” shpk, “Dio Bes” shpk, “Eurotitan” shpk. Vlera  për një vit 617, 047. 26 euro.

Prishtina – 2. “Rahovica” shpk,  “Quality Asphalt” shpk,  “Eurotrans” shpk, “Iridiani” shpk , “Korsel  shpk, “Ja -Mi Ekspert Import Dooel Kavadar”. Vlera për një vit 507, 698. 35.

Prishtina -3 “Kosova Asfalt” shpk, “AAB Construction” shpk, N.N.P “Ndertimi”, “Urban O.P”, “Adnan Bislimi BI”, “Premium-ks” shpk. Vlera për një vit 484, 574.20 euro.

Mitrovica – 1. “Arbotec” shpk. Vlera për një vit 527, 553. 34 euro.

Mitrovica -2. RITENDER, në mungesë të ofertave të përgjegjshme.

Peja – 1. “Alko Impex -General Construction”, shpk, “Ex -Fix” shpk. Vlera për një vit 659, 230. 60 euro.

Peja -2. “Graniti” shpk. Vlera për një vit 658, 202.02 euro.

Prizreni-1. “Damastion Project” shpk. Vlera për nëj vit 497, 250. 29 euro.

Prizreni -2. “Famis Co-HC” sha. Vlera për një vit 594, 257. 83 euro.

Ferizaj -1. “Via” shpk, “Eurokos Holding”, “A.L Asfalt” SHPK, “Dio Bes” SHPK, “Eurotitani” shpk. Vlera për një vit 497, 079.20 euro.

Ferizaj -2. “Damastion Project” shpk. Vlera për një vit 464, 034. 67 euro.

Gjilani -1. “El-Bau” shpk, “Gan Logistic” shpk, “Eing Com” shpk, “Avag Group” shpk, “ER-Lis”, shpk, “Limon Staneci P.N”. Vlera për një vit 479, 575. 34 euro.

Gjilani -2. “Via Egnatia”, “Humolli -S -Petrol”, shpk, “VJV Group”. Vlera për një vit 652, 324.77 euro.

Gjakova-1. “Lika Trade”, “Lika Company”. Vlera për një vit 635, 267. 03 euro.

Gjakova-2. “RSM Company” shpk. Vlera për nëj vit 470, 105. 98 euro.

Vlera totale për një vit është 7, 725, 895 euro. Për tri vite 23, 177, 685 euro.

Për pjesën “Prishtina 3”, janë rekomanduar për kontratë “Kosova Asfalt” shpk, “AAB Construction” shpk, N.N.P “Ndërtimi”, “Urban O.P”, “Adnan Bislimi BI”, “Premium-ks” shpk. Vlera e tenderit për një vit 484, 574.20 euro, ose 1, 453, 725 euro. Lideri i grupit që e ka marrë përgjegjësinë “Kosova Asfalt”, është në pronësi te Valdrin Shabani, djalit të Bujarit, ky i fundit jaran i zëvendësministrit Dumrishi.

Pjesën “Prishtina -1” dhe “Gjilani 2” e fituan grupi ”Via” shpk, Eurokos Holding”, “A.L -Asfalt” shpk, “Dio Bes” shpk, “Eurotitan” shpk. Ndonëse jo lider i grupit, kompania “Dio Bes” është në pronësi te Xhelal Shabani, djalit të vëllait të Bujar Shabanit, po ashtu Xhelali ka qenë edhe menaxher tek kompania “Bageri”.

Në konzorciumet fituese janë edhe disa kompani nga Shqipëria që kanë probleme më prokurimit atje, dhe disa që kanë qenë të afrta më njerzit e partis në pushtet. Për shëmbull, për “Gjakova-2” është rekomanduar kompania “RSM Company” shpk. Vlera për një vit 470, 105. 98 euro, ose 1.4 milionë euro për tri vite. Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria, Agim Kola. Në të kaluarën në këtë kompani e cila është themeluar në Kosovë, ka qenë menaxher ish deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Kompania “Korseli” e cila është  fituese në konzorciumin “Prishtina 3”, është kompani nga Shqipëria është mjaftë aktive në Shqipri. Vitin e kaluar kjo kompani ishte përjashtuar prej një kontratë shumë të madhe në Tiranë, pasi ishte zënë se kishte falsifikuar dokumentacionet për ofetim. Komisioni i Prokurimit Publik në Shqipri, kishte hetuar tenderin e mbi 5 milionë eurove për pastrimin e plehrave dhe kishte konstatuar se disa dokumentacione ishin të falsifikuar dhe tenderi ishte kthyer në pikën zero.

Saç shihet për kontratë janë rekomanduar kompanitë e njëjta që kanë lidhur kontratë edhe për mirëmbajtjen e dy Autostradave. Kjo logjikë bije ndeshë më deklarimet e partisë në pushtete e cila në vazhdimësi ka deklaruar se nuk do të lejojë krijime të monopoleve. /M.B -Periskopi/

Për tenderin 23 milionësh, rekomandohen për kontratë familjarët e dostit të zëvendësministrit Durmishi

 

Shpërndaje në: