Tenderi milionësh: Ministria nuk iu lejon qasje kompanive në ofertën fituese të dostave të Hysen Durmishit

Tenderi milionësh: Ministria nuk iu lejon qasje kompanive në ofertën fituese të dostave të Hysen Durmishit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu po shfaqë shenja për manipulimin e një tenderi disa milionësh. Ministria e Infrastrukturës që po funksionin si institucion i ndarë nga ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ani pse një institucion, ka shpallur fituesit e tenderit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e […]

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu po shfaqë shenja për manipulimin e një tenderi disa milionësh.

Ministria e Infrastrukturës që po funksionin si institucion i ndarë nga ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ani pse një institucion, ka shpallur fituesit e tenderit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale 2022 -2025“, ku ministria shpalli fituesit për 15 pjesë (lot).

Periskopi ka raportuar para pak ditëve se për kontratë janë rekomanduar edhe kompanitë “Kosova Asfalt” shpk e kompania “Dio Bes”. E para në pronësi të djalit të Bujar Shabanit, dostit të zëvendësministrit, Hysen Durmishi dhe e dyta në pronësi të djalit të vëllait të Shabanit.

Kompanitë që kishin çmime më të lirë dhe që nuk janë pajtuan me vendimin e ministrisë për arsyet e eliminimit nga gara, kanë shkuar në ministri për të kërkuar qasje në dokumentacionin e kompanive të rekomanduara për kontratë.

Periskopi ka mësuar se ministria u ka lejuar qasje të pjesshme në disa prej ofertave, ndërsa në ofertën e kompanisë “Kosova Asfalt” nuk ka lejuar fare qasje në dokumentacion.

Edhe në ato oferta ku ministria ka lejuar qasje në dokumentacion, ka lejuar që të shihet vetëm një pjesë e dokumenteve, duke fshehur dokumentet kryesore që kanë të bëjnë më kapacitet teknike dhe financiare. Mësohet se disa kompani kanë kërkuar qasje në dokumentacion dhe asnjërës nuk i është dhënë dokumentacioni i plotë.

Ministria synoi t’ua humbë aftin për ankesë

Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, po sa të ngarkohet në e-prokurim, dokumenti: “Njoftim mbi vendimin e autoritetit kontraktues”, që ka të bëjë njoftimin operatorë të suksesshëm dhe ta pasuksesshëm, kompanitë e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në aftin prej 5 ditëve. Ato duhet të shohin dokumentacionin në këtë afat kohorë dhe të përgatiten për ankesë brenda këtij afti.

Si duket, Ministria e ka kurdisur këtë afat që t’ua humbë mundësinë e animimit kompanive.

Njoftimi është publikuar pasditen e së premtes të javës së kaluar, dhe afti i ankesës prej pesë ditëve ka nisur të rrjedhë menjëherë, ku numërohen edhe e shtua e diela, por qasja në kërkesën për dokumentacion s’ka mundur të behët në vikend.

Pra, afti i fundit ka qenë e mërkura e datës 14 shtator (sot).

Periskopi mëson se disa prej kompanive kanë kërkuar qasje në dokumentacion menjëherë të hënën e disa dje, por kanë hasur në vështirësi, pasi u është thënë se menaxheri i prokurimit dhe sekretari kanë shkuar në pushim vjetor, po ditën e hënë, dhe ata janë endur ne dy objektet ministrisë.

Periskopi ka kërkuar të marrë një sqarim nga ministria lidhur më këtë pushime të zyrtarëve të ministrisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu, ministria nuk ka kthyer përgjigje as për lejimin në qasje të dokumentacionit për këtë tender, dhe nuk është përgjigjur as pse nuk u ka lejuar qasje të plotë në të gjitha ofertat dhe në të gjithë dokumentacionin e kompanive fituese. Kjo ngjallë dyshime se kompanitë e rekomanduara mund të mos kenë qenë të kompletuara më dokumentacionin e kërkuar nga vetë ministria.

Kompanitë shkojnë në polici

Periskopi ka mësuar se disa kompani të pa kënaqura me vendimin e ministrisë për kufizim të qasjes në dokumentacion, i janë drejtuar policisë së Kosovës dhe Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik -KRPP për të kërkuar ndihmë.

Kjo pasi ato do të mund të bëjnë ankesë vetëm për përjashtimin që ministria ua ka bërë atyre, duke dhënë sqarime se ministria mund të ketë gabuar kur i ka eliminuar, ndërsa nuk do të mund të bëjnë ankesë të plotë mbi vendimin e ministrisë për shpërblimin e kompanive, pasi ato nuk do të dinë se cilat kushte nuk i kanë përmbushur kompanitë, pasi ministria nuk ua ka dhënë ofertat.

Neni 10 i Ligjit të Prokurimit Publik . Pika 5 thotë se “Autoriteti kontraktues, me kërkesë të një pale të interesuar, do të bëjë dhe do t’i sigurojë palës së tillë të interesuar një kopje të çfarëdo materiali në të cilin pala e tillë e interesuar ka të drejtë qasje sipas paragrafit 3 të këtij neni”.

Paragrafi 3 thotë se” Me kërkesë me shkrim nga cilado palë e interesit, autoriteti kontraktues i siguron qasje të arsyeshme palës që kërkon qasje në të dhënat e përshkruara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, përveç informatave sekrete afariste të prokurimit që është i mbyllur”.

Ministria e zgjati validitetin e ofertave kundërligjshëm

Legjislacioni sekondar i prokurimit publik (Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik), tek neni 31 e ka paraparë Validitetin e Tenderit.

Sipas këtij neni, Autoritetet kontraktuese duhet të cekin në dosjen e tenderit periudhën e vlefshmërisë së tenderit të kërkuar dhe të specifikuar si numër i ditëve kalendarike nga afati i fundit për dorëzimin e tenderëve. Në këtë rast, ministria ka shkuar se validiteti i ofertave është 90 ditë.

Validiteti i ofertave mund të ndryshojë varësisht kopleksitetit të tenderit. Pra Autoriteti kontraktues mund të paraqes kohë shtesë tek kompanitë për zgjatje të validtetit, por duhet te dërgojë dokumentacion për plotësim pa skaduar validiteti.

Periskopi ka parë se, menaxheri i prokurimit ka kërkuar nga operatorët ekonomikë që të zgjasin validitein 8 ditë pasi kishte skaduar. Organi Shqyrtues i Prokurimit, në raste të tilla ia kishte anuluar krejt procesin e prokurimit Autoriteteve kontraktuese.

Kush u rekomandua për kontratë

Për këtë tender, ministria ka vendosur një shumë prej rreth 30 milionë euro për tri vite, dhe shuma e kompanive të rekomanduara për kontratë mbi 23 milionë euro.

Në garë kanë qenë 28 subjekte, shumica garuan në konzerciume, dhe disa që u përjashtuan nga gara kanë qenë më të lira se sa ato që u rekomanduan për kontratë. Për kontratë janë rekomanduar kompanitë thuajse të njëra, sikurse ato në tenderin problematik të Mirëmbajtës së Autostradave.

Kompanitë e rekomanduara për kontratë janë: Prishtina -1. “”Via” shpk, Eurokos Holding”, “A.L -Asfalt” shpk, “Dio Bes” shpk, “Eurotitan” shpk. Vlera  për një vit 617, 047. 26 euro.

Prishtina – 2. “Rahovica” shpk,  “Quality Asphalt” shpk,  “Eurotrans” shpk, “Iridiani” shpk , “Korsel  shpk, “Ja -Mi Ekspert Import Dooel Kavadar”. Vlera për një vit 507, 698. 35.

Prishtina -3 “Kosova Asfalt” shpk, “AAB Construction” shpk, N.N.P “Ndertimi”, “Urban O.P”, “Adnan Bislimi BI”, “Premium-ks” shpk. Vlera për një vit 484, 574.20 euro.

Mitrovica – 1. “Arbotec” shpk. Vlera për një vit 527, 553. 34 euro.

Mitrovica -2. RITENDER, në mungesë të ofertave të përgjegjshme.

Peja – 1. “Alko Impex -General Construction”, shpk, “Ex -Fix” shpk. Vlera për një vit 659, 230. 60 euro.

Peja -2. “Graniti” shpk. Vlera për një vit 658, 202.02 euro.

Prizreni-1. “Damastion Project” shpk. Vlera për nëj vit 497, 250. 29 euro.

Prizreni -2. “Famis Co-HC” sha. Vlera për një vit 594, 257. 83 euro.

Ferizaj -1. “Via” shpk, “Eurokos Holding”, “A.L Asfalt” SHPK, “Dio Bes” SHPK, “Eurotitani” shpk. Vlera për një vit 497, 079.20 euro.

Ferizaj -2. “Damastion Project” shpk. Vlera për një vit 464, 034. 67 euro.

Gjilani -1. “El-Bau” shpk, “Gan Logistic” shpk, “Eing Com” shpk, “Avag Group” shpk, “ER-Lis”, shpk, “Limon Staneci P.N”. Vlera për një vit 479, 575. 34 euro.

Gjilani -2. “Via Egnatia”, “Humolli -S -Petrol”, shpk, “VJV Group”. Vlera për një vit 652, 324.77 euro.

Gjakova-1. “Lika Trade”, “Lika Company”. Vlera për një vit 635, 267. 03 euro.

Gjakova-2. “RSM Company” shpk. Vlera për nëj vit 470, 105. 98 euro.

Vlera totale për një vit është 7, 725, 895 euro. Për tri vite 23, 177, 685 euro.

Fitues, dostat e zoti Durmishi

Për pjesën “Prishtina 3”, janë rekomanduar për kontratë “Kosova Asfalt” shpk, “AAB Construction” shpk, N.N.P “Ndërtimi”, “Urban O.P”, “Adnan Bislimi BI”, “Premium-ks” shpk. Vlera e tenderit për një vit 484, 574.20 euro, ose 1, 453, 725 euro. Lideri i grupit që e ka marrë përgjegjësinë “Kosova Asfalt”, është në pronësi te Valdrin Shabani, djalit të Bujarit, ky i fundit jaran i zëvendësministrit Dumrishi.

Pjesën “Prishtina -1” dhe “Gjilani 2” e fituan grupi ”Via” shpk, Eurokos Holding”, “A.L -Asfalt” shpk, “Dio Bes” shpk, “Eurotitan” shpk. Ndonëse jo lider i grupit, kompania “Dio Bes” është në pronësi te Xhelal Shabani, djalit të vëllait të Bujar Shabanit, po ashtu Xhelali ka qenë edhe menaxher tek kompania “Bageri”.

Në konzorciumet fituese janë edhe disa kompani nga Shqipëria që kanë probleme më prokurimit atje, dhe disa që kanë qenë të afrta më njerzit e partis në pushtet. Për shëmbull, për “Gjakova-2” është rekomanduar kompania “RSM Company” shpk. Vlera për një vit 470, 105. 98 euro, ose 1.4 milionë euro për tri vite. Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria, Agim Kola. Në të kaluarën në këtë kompani e cila është themeluar në Kosovë, ka qenë menaxher ish deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Kompania “Korseli” e cila është  fituese në konzorciumin “Prishtina 3”, është kompani nga Shqipëria është mjaftë aktive në Shqipri. Vitin e kaluar kjo kompani ishte përjashtuar prej një kontratë shumë të madhe në Tiranë, pasi ishte zënë se kishte falsifikuar dokumentacionet për ofetim. Komisioni i Prokurimit Publik në Shqipri, kishte hetuar tenderin e mbi 5 milionë eurove për pastrimin e plehrave dhe kishte konstatuar se disa dokumentacione ishin të falsifikuar dhe tenderi ishte kthyer në pikën zero.

MMPHI, pritët që nesër ta pezullojë procedurën e prokurimit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale 2022 -2025“. Kjo pasi disa kompani kanë paraqitur ankesë në këtë ministri lidhur më këtë tender, dhe ministria do të jetë e detyruar që të përgjigjet në ankesat e tyre. Por, ministria mund të veprojë sikurse në rastin  kaluar te Mirëmbajtjes së Autostradave, dhe mos t’u ktheje farë përgjigje kompanive, ku e kishte shkelur ligjin më të dyja këmbët, dhe që akoma nuk ka marrë asnjë dënim nga institucionet përgjegjëse për këtë. /M.B -Periskopi/

Lexo edhe:

Për tenderin 23 milionësh, rekomandohen për kontratë familjarët e dostit të zëvendësministrit Durmishi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?