24 orëshi tronditës në Vushtrri: Tri vdekje tragjike

24-orëshi i fundit në Kosovë ka qenë tragjik, me tri vrasje që ndodhen në Komunën e Vushtrrisë. Një 19-vjeçar i cili dyshohet se u vra me armë zjarri nga një 19-vjeçar tjetër, një 42 vjeçare e cila dyshohet se u vra nga ish-shefi i saj 58 vjeçar, ku ky i fundit më pas ka qëlluar […]
Mbrëmë qyteti i Vushtrrisë u tronditë nga një vrasje e një 19 vjeçari. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku ’, derisa i dyshuari poashtu 19 vjeçar, Bleon Dribrani u arrestua vetëm pak më vonë nga Policia, shkruan Periskopi.
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një personi i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar.
Bleon Dibrani kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua nga Policia dhe iu konfiskua një armë pistoletë , derisa nga basitisja në shtëpinë e tij i ishte gjetur edhe një armë e gjatë me 5 fishek.
“Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i dyshuari për veprën penale Vrasje e rëndë
Vushtrri 24 mars 2024
Dje rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.
Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke e caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj B.D., të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z., të dielën (23 mars) në Vushtrri.
Teksa sot, Vushtrria u trondit sërish me vrasjen e rëndë të një gruaje dhe vetëvrasjen në Stanoc të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një përgjigje për Periskopin deklaroi se “bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.
“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, tha ai.
“Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, tha zëdhënësi Zahiti.
Familjar i së ndjerës, pasi dolën në vendin e ngjarjes pasditen e sotme foli për media ku deklaroi se sipas disa informacioneve vrasja ka ndodhur për “shkaqe se viktima ka ndërruar vendin e punës dhe nuk ka punuar tek i dyshuari”.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore.Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më pare tek biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk e dijmë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ke lane tek unë”, deklaroi familjari i viktimës, Rrahim Ajeti. /Periskopi/
Detaje nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Dorasi dyshohet se ishte me viktimën në një veturë
Ky dyshohet të jetë dorasi i vrasjes së dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë
Nën pranga dërgohet në Gjykatë i dyshuari për vrasjen tragjike të 19-vjeçarit në Vushtrri
Një muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri












