A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në ora 12:00. Seanca e sotme është vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Pas dështimit të seancës ditën e martë, kryesuesit i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka shkruar letër presidentes Vjosa […]

Pas dështimit të seancës ditën e martë, kryesuesit i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka shkruar letër presidentes Vjosa Osmani, ku e njoftoi për zhvillimet e ndodhura në seancë dhe kërkoi sugjerime se si të vazhdohet tutje,raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

E, pas letrës, presidentja citoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të “jetësojnë dhe jo të bllokojnë” funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve.
Që nga dita e martë, përplasjet ndërmjet subjektit politik Lëvizje Vetëvendosje e cila doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe subjekteve tjera PDK, AAK dhe LDK, vazhduan ku edhe u kërkua dorëheqja dhe largimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kabinetit të tij nga Qeveria.

Por çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës?

Telegrafi ka pyetur subjektet politike LVV, PDK, LDK dhe AAK se çfarë qëndrimi do ta kenë në seancë, por që të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Vlen të përmendet se ditën e martë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.

Kjo situatë konsiderohet e paprecedentë në historinë parlamentare të Kosovës.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Kadri Kryeziu, në një deklaratë për Telegrafin, e ka komentuar këtë ngërç institucional dhe ka sqaruar hapat e mundshëm të mëtejmë.

“Konceptualisht, përgatitjet kanë qenë që seanca të dështojë – si nga opozita, ashtu edhe nga partia në detyrë që ka më shumë vota. Partia që ka shumicën ka edhe përgjegjësinë më të madhe, dhe është dashur të komunikojë për të mundësuar konstituimin e Kuvendit,” u shpreh Kryeziu.

Sipas tij, në bazë të nenit 12, pika 5 të Rregullores së Kuvendit, seanca nuk duhet të ndërpritet përfundimisht, por duhet të vazhdojë brenda 48 orëve.

Ai shtoi se deputetët ende nuk janë legjitimë, sepse vetëm betimi para Kuvendit i bën ata të tillë. Sipas Kryeziut, situata aktuale është thjesht procedurale dhe teknike. /Periskopi/

Të ngjashme
Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë