A po e thotë të vërtetën Albin Kurti për raportet me SHBA-në?

A po e thotë të vërtetën Albin Kurti për raportet me SHBA-në?

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qenë jetike për Republikën e Kosovës. Ato gjithmonë kanë luajtur dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e vazhdueshëm të shtetit tonë. Por së fundmi, në kohën kur Kosva është duke u udhëhequr nga Qeveria Kurti, zhgënjimi i SHBA-ve ka filluar të shfaqet. Zbatimi […]

Presioni ndërkombëtar e sidomos ai amerikan, u intensifikua për Qeverinë e Kosovës, në lidhje me shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targa.

Më 27 tetor, kryeministri Kurti bisedoi në telefon me këshilltarin e Presidentit Biden, Derek Chollet, ku u bë e ditur pas një njoftimi të vetë kryeministrit i cili nuk dha detaje se çka u fol, përveç disa falenderimeve që kishte bërë kryeministri ndaj shtetit mik.

Megjithatë, pak orë më vonë, këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, tregoi vetë se gjatë bisedës me Kurtin ka kërkuar nga ai shtyrjen e vendimit për targat. Kjo siç duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit, i cili nuk e dha këtë detaj të rëndësishëm për publikun.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Edhe i pari i Diplomacisë Amerikane në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është e rëndësishme, të shmangen tensionet dhe të shtyhet zbatimi i marrëveshjes për targa.

“E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, ka shkruar Hovenier.

Kjo kërkesë për shtyrjen e afatit ishte bërë edhe nga emsiari amerikan Gabriel Escobar, i cili kishte deklaruar se nuk e kishte marrë një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës, ndaj kërkesës së tij.

Në anën tjetër edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mos zgjatur afatin për ri-regjistrimin e automjeteve dhe kalimin nga targat ilegale KM në ato RKS, pavarësisht thirrjeve nga SHBA, BE dhe QUINT-i.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të ri-regjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha Hill në një intervistë të tij me mediumin serb Blic.

Ai shtoi se mirëpret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Brukselit.

“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të marrin pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shtoi Hill.

Po ashtu, kërkesës për shtyrjen e afatit i janë bashkuar shtetet e QUINT-it.

Por, Qeveria e Kosovës dhe presidenca dolën KUNDËR SHBA-së dhe BE-së ku deklaruan se nuk do ta shtyjnë atë vendim, duke thënë se ka mjaftuar shtyrja e herës së kaluar.

Një deklaratë e Kurtit gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media i vë në pikëpyetje “raportet mira të kryeministrit me SHBA-të”.

Pyetja e gazetares e acaroi paksa kryeministrin, i cili e përsëriti emrin më të madh në botë (Amerika) në stilin e tij dy herë: Amerika, Amerika (por jo Amelika si dikur).

“A do ta dëgjoni Amerikën a po prishemi me Amerikën a po kupton. Nuk ndodhin këto gjëra, e kuptoni nuk kemi ne kështu raporte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç i përshkruani ju sikurse gjyshi me nipin. Unë nuk e di kush po jua lexon sepse s’besoj që po i lexoni vetë e po mendoni kështu”.

“Edhe një herë asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian. Na jena në kontakt të vazhdueshëm me ta”, deklaroi Kurti.

Sot (e martë 8 nëntor 2022), liderët e opozitës u shprehën të gatshëm t’i shkojnë kryeministrit Albin Kurti në takim, pasi ky i thirri dje. Ajo që kuptohet – të paktën nga deklarimet e liderëve të opozitës pas takimit me Kurtin – është mjaft shqetësuese. Dhe, është fakti se kryeministri Kurti, nuk është i gatshëm t’ia dëshmojë askujt se a ka koordinim me partnerët ndërkombëtarë (ShBA dhe BE) për lëvizjet e fundit në veri të vendit. Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku ngritën këto shqetësime pas këtij takimi, derisa Ramush Haradinaj doli 20 minuta pas takimit, pasi tha se ‘Kurti nisi me ligjërata’ por s’qe i gatshëm të tregojë se ‘pse i ka prishur raportet me Amerikën’.

Lexo edhe: SHQETËSUESE: Opozita s’merr kurrfarë përgjigje nga ‘vigjilenca e Kurtit’ në pyetjen më të rëndësishme

Vlen të rikujtohet një deklaratë e kryeministrit Kurti dikur për politikanët shqiptarë dhe Amerikën, kur në prill të vitit 2019, Albin Kurti kishte nisur tubimet me qytetarë në Vushtrri kundër Qeverisë së Haradinaj dhe ku kërkonte zgjedhje të reja.

E titulluar si fushatë ‘kundër PAN Hajnisë’, Kurti nga Vushtrria kishte goditur politikanët shqiptarë të cilët besojnë në mbështetjen e Amerikës, duke i quajtur si të korruptuar.

“Si ta nini një politikan shqiptar që thotë Amelika, Amelika, dine që është i korruptum”, kishte thënë Kurti.

Ajo që e vë në pikëpyetje “vigjilencën e Kurtit”, shpeshherë të brengosur dhe të frikësuar për qytetarët është; nëse qasja e dikurshme e Albin Kurtit për amerikanët eksziston edhe në ditën kur ai mban postin e udhëheqësit të shtetit…?/Enis Rrustemi/Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?