Abdixhiku e thumbon Kurtin: Dikush që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit fare

Abdixhiku e thumbon Kurtin: Dikush që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit fare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, në një prononcim për media ka thënë se e njohin të drejtën e plotë partisë së parë që të provojë të bëjë shumicën. Abdixhiku ka thënë se nëse partia e parë nuk e bënë qeverinë, atëherë janë afatet […]

Abdixhiku ka thënë se nëse partia e parë nuk e bënë qeverinë, atëherë janë afatet Kushtetuese për partitë e tjera, raporton Periskopi.

“E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën, nëse nuk e bën pas 15 ditëve Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë i jep të drejtën secilës parti që dëshmon para presidencës që mund të bëj shumicën, ta bëj një gjë të tillë. Nuk kemi mbërri në atë pikë. Do të jem po aq transparentë para jush edhe për këtë çështje kur të mbërrijmë atje”, tha ai.

Kryetari i LDK-së ka thumbuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se nëse një kryetar i Kuvendi nuk i ka 61 vota atëherë nuk duhet të jetë fare në atë pozitë.

“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për vete nuk duhet të jetë kryetar fare. Pra minimalisht duhet t’i ketë 61 vota. Qëndrimet e LDK-së i keni dëgjuar tashmë janë të njëjta si para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Proceduralisht besoj e dini që më 15 prill do të bëhet betimi, më pas bëhet propozimi i kryetarit të Kuvendit, konstituohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.

Kujtojmë që Lumir Abdixhiku ka refuzuar kërkesën e Albin Kurtit për takim.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë përherë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut për Kurtin.

Çka dihet deri më tani?

Për të ardhur deri tek ndërtimi i Qeverisë së re, duhet 61 deputetë për shumicë parlamentare.

Ndërsa, Kurti i ka vetëm 48 sosh. As bashkëpunimi me pakicat jo serbe nuk mund të nxjerr numrin që kërkohet. Nga kjo parti s’kanë bërë me dije se ku do t’i marrin deputetët e tjerë.

PDK-LDK dhe AAK kundër koalicionit me VV-në.

Ndërsa, më 15 prill (martë), pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës./Periskopi/

Të ngjashme
“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit