Albulena Haxhiu i përgjigjet Lutfi Hazirit për postin e kryeministrit

Albulena Haxhiu i përgjigjet Lutfi Hazirit për postin e kryeministrit

Nënkryetari i LDK-së, ka ripërsëritur edhe njëherë frazën të cilën e kemi dëgjuar shumë shpesh që nga zgjedhjet e 6 tetorit, përcjellë Periskopi.

Përmes një fotografie në facebook, ku shihet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe të tjerë anëtarë të partisë, ai ka thënë se “Emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së”.

Ndërsa vetëm pak orë pas këtij postimi ka mreaguar edhe Albulena Haxhiu nga VV-ja.

Ajo ka thënë se pozita e kryeministrit është e qartë dhe emri është vendosur me 6 tetor.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor :)”, shkruan Haxhiu. /Periskopi

Shpërndaje në: