Anëtarja e VV-së favorite për Kryekadastër: Ankesa që mund ta anulojë konkursin

Anëtarja e VV-së favorite për Kryekadastër: Ankesa që mund ta anulojë konkursin

Periskopi para dy muajve ka hulumtuar procesin e pozitës së drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), e cila vazhdon të mbetet e zbrazët që më shumë se 1 vit e gjysmë, ndonëse ka një proces e sipër për përzgjedhjen e personit të ri që do ta udhëheqë këtë pozitë gogja me peshë.  Ministria […]

Si kandidatë me më së shumti pikë ishin përzgjedhur Suad Çmega, Nora Kelmendi dhe Edon Maliqi, këta dy të fundit njerëz të partisë në pushtet. Megjithatë, kandidati tjetër me emër Faik Kelmendi ishte përjashtuar nga kjo garë, për çka ka shtruar edhe ankesë në KPMSHC.

Faik Kelmendi ka konfirmuar për Periskopin shtrimin e ankesës, ndërkohë që thotë se është në pritje e sipër të vendimit.

‘Po kam shtruar ankesë. Po e pres vendimin. Tash të shohim çka do të vendosin ata’’, tha Kelmendi për Periskopin.

 Kelmendi atëherë kishte treguar Periskopin se kundër-kandidatët e tij nuk kanë plotësuar as kriteret e kërkuara.

‘’Sipas hulumtimeve apo informacioneve që i kam marr, del që kandidatët nuk i kanë plotësuar as kriteret bazike për me apliku në konkurs. Me shkrim kandidati i parë ka dal Edoni, unë i kam pasë 38.04 kam qenë i treti, kandidatit i dytë ka qenë 38. 07 Suadi dhe kemi qenë shumë afër më pikë. Mas meje ka qenë Nora me 37 pikë e diçka.’’, ka thënë Faik Kelmendi.

Periskopi ka mësuar prej burimeve të veta se vendimi nga KPMSHC  pritet të merret këto ditë, ndërkohë mbetet të dihet nëse do të anulohet konkursi apo do të vazhdojë tutje Nora Kelmendi, si kandidate më favorite për këtë pozitë.

Nora Kelmendi, me profesion ekonomiste,  ish- këshilltare e kryeministrit Albin Kurti gjatë Qeverisë Kurti I, vazhdon të mbetet  anëtare e Vetëvendosjes dhe  asambleiste e kësaj partie në komunën e Prishtinës.  Kelmendi, në testimin me shkrim ishte vlerësuar me 37.48 pikë,  krejt pas  kandidatit të eliminuar Faik Kelmendi. Nga ajo renditje, pas intervistimit ajo figuron me 42.86 pikë.

Ambasada britanike nuk rekomandoi asnjërin kandidat!

Mbikëqyrësit e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve në pozita të larta drejtuese, pra komisioni i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë,  kanë publikuar raportin e tyre të pavarur, përmes së cilit nuk rekomandojnë asnjërin nga tre kandidatët e vlerësuar me pikët më të larta për kryekadastër të shtetit.

Rezultatet e këtij raporti ishin shpallur  pas intervistimit të datave 15-16 nëntor të Kelmendit, Çmegës dhe Maliqit.

Agjencia Kadastrale e Kosovës është autoriteti qendror për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave kadastrale, për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, për hartografi dhe GIS, për sistemin e unifikuar të adresave, për infrastrukturën kombëtare të informacioneve hapësinore dhe për administrimin e Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacioneve. /Kaltërina Misini – PERISKOPI/

Të ngjashme
Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë