‘Bash askush s’më bën konkurrencë’ – Flet anëtari i VV’së, në listën e ngushtë për kryekadastër të shtetit

‘Bash askush s’më bën konkurrencë’ – Flet anëtari i VV’së, në listën e ngushtë për kryekadastër të shtetit

Në listën e ngushtë të vlerësimit për drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është edhe anëtari i Vetëvendosjes, Edon Maliqi. Ai është renditur menjëherë pas bashkëpartiakes së tij, Nora Kelmendi për këtë pozitë. Periskopi sot raportoi për këtë rast, për çka kemi kontaktuar edhe zotëri Maliqin për versionin e tij… Lexo edhe: https://www.periskopi.com/vv-drejt-kapjes-se-radhes-dy-njerez-te-saj-ne-listen-e-ngushte-per-kryekadaster-te-shtetit-dok/ Të […]

Lexo edhe: https://www.periskopi.com/vv-drejt-kapjes-se-radhes-dy-njerez-te-saj-ne-listen-e-ngushte-per-kryekadaster-te-shtetit-dok/

Të enjten e kësaj jave,  në uebfaqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e cila futet në dikasterin e ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu, janë publikuar rezultatet nga konkursi për zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të AKK’së, ku si kandidatë me më së shumti pikë figurojnë Suad Çmega, Nora Kelmendi dhe Edon Maliqi, këta dy të fundit njerëz të partisë në pushtet.

I renditur si i treti, ndonëse  i pari në testin me shkrim, anëtari i Vetëvendosjes, Edon Maliqi në një deklaratë për Periskopin mendon se në Kosovë, askush nuk mund t’i bëjë konkurrencë për gjeodezi.

”Ne jemi në Vetëvendosje, të paktën unë për vete. Por para se me qenë në Vetëvendosje, unë jam doktor shkence në këtë fushë edhe e kam një CV të begatë për atë pozicion. Po të mos mendoja që jam më i kualifikuari, unë nuk isha fut në konkurs. Përgjigja ime është që në Kosovë askush nuk mund të më bëjë konkurrecë për qet pozitë. Ama bash askush. Unë kam projekt për me avancu institucionin. Ai institucion është në një gjendje të mjerueshme, për fatin e keq edhe unë i kam kapacitetet, idetë,.. Unë s’kam hi me provu, unë e kam ditë në fakt, kjo për mu është edhe një test për shtetin.’’

Tutje Maliqi dyshon për korrektësinë në intervistimin verbal të kandidatëve, duke aluduar se ishte super i suksesshëm në testin me shkrim, krahas kundër-kandidatëve.

‘’Testi me shkrim është organizu në mënyrë korrekte, transparente dhe ka një sistem kompjuterik që ne ju kemi nënshtru. Vlerësimi me shkrim për mua mbetet 100 për qind korrekt, vlerësimi në intervistë pa dashtë me thënë se kam qenë më i miri, por është vlerësim subjektiv. Atij ia jep 8 pikë, ty t’i jep tre pikë. Edhe kjo është përshtypje personale, por me shkrim, kam arritur 92 përqind ta mbushë testin  e aftësive të përgjithshme. Kisha preferu me bë një hulumtim, a ka arritë deri tash në konkurse publike 45.8 pikë në test me shkrim.’’, përfundon Maliqi për Periskopin./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën