Auditori dorëzon raportin për tenderin 16 milionësh të Ministrisë së Infrastrukturës, evidentohen shkelje

Auditori dorëzon raportin për tenderin 16 milionësh të Ministrisë së Infrastrukturës, evidentohen shkelje

Një tender 16 milionësh për mirëmbajtjen e dy autostradave, që u menaxhua nga zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi dhe Nexhat Krasniqi – ish shef i Prokurimit në këtë ministri, është bërë cak i auditmit të brendshëm në Ministrinë që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Ditë më par, Periskopi bëri disa raportime lidhur më këtë tender për të cilin janë hedhur dyshime për favorizime.

Periskopi ka raportuar se ministri Liburn Aliu ka autorizuar dy auditorë dhe një drejtor departamenti që ta shikojnë tërë procesin e deritashëm të kësaj procedure të prokurimit.

Behet fjalë për drejtorin e departamentit Luan Sabedinaj dhe dy auditorët e infrastrukturës, Miniere Gashi dhe Ajet Mehmeti.

Se është angazhuar njësia e auditimit, këtë e ka pranuar publikisht edhe ministri, Liburn Aliu në një intervistë për një medium televiziv.

Periskopi ka mësuar se zyrtarët e ministrisë kanë përfunduar raportin e auditmit dhe të njëjtin e kanë dorëzuar në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, dhe në zyrën e ministrit Aliu. Mësohet se në raport janë evidentuar disa shkelje që kanë të bëjnë me fazën e vlerësimit të tenderit nga ana e Komisioni vlerësues, po ashtu janë evidentuar edhe vendosje e disa kritereve diskriminuese gjatë inicimit të procedurës prokuruese.

Periskopi do të publikojë këtë raport, pasi ka bërë kërkesë për qasje në këtë dokumente publik në Ministri të Infrastrukturës,  kundruall Ligjit Nr/L-081 për qasje në dokumente publike.

Po ashtu, Periskopi ka mësuar nga burimet e veta se, ka nisur një auditm për këtë tender edhe shefi i njësisë së auditmit në Ministrinë e Infrastrukturës, i cili nuk është ftuar që të jetë pjesë e këtij procesi nga ana e ministrit Aliu. Mësohet se të njëjtit nuk po i lejohet qasje në të gjithë dokumentacionin të cilin ai e ka shenjtëruar për hulumtim. I njëjti ka nisur auditmin në një iniciativë personale të tij, duke u thirrur në ligj për këtë çështje.

Tenderi i cili decitivisht quhet “Mirëmbajta dimërore dhe verore e autoudhës A7 (Ibrahim Rugova) -lot 1dhe 2. Mirëmbaja dimërore dhe verore e autoudhës (Arbër Xhaferi) -lot 3 dhe 4”, aktualisht ndodhët në fazën e pezullimit. /M.B-Periskopi/

Tenderi 16 milionësh: Durmishi paradite i lëshon referenca kompanisë, pasdite ia përmend Prokurorinë

 

Shpërndaje në: