Behgjet Pacolli: Drafti që Kurti e ka pranuar është “monstrum politik”, Kosova rrezikon të përsërisë gabimet e mëparshme

Behgjet Pacolli: Drafti që Kurti e ka pranuar është “monstrum politik”, Kosova rrezikon të përsërisë gabimet e mëparshme

Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, për hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si kusht për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës. Pikërisht për këtë, Periskopi ka folur me ish-presidentin […]

Pacolli, draftin e Asociacionit e quan “monstrum politik”, që i shkel interesat e Kosovës.

E, që sipas tij, është vet kryeministri Kurti që e ka pranuar një gjë të tillë.

“Drafti i Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe (ASM) i propozuar nga BE përputhet me atë që Kryeministri Kurti pranoi në Ohër dhe më pas, dhe duhet thjesht të lexojmë atë që ai pranoi dhe të shohim se çfarë thotë në Prishtinë është ndryshe nga ajo që ai është pajtuar me partnerët tanë. Megjithatë, kam shqetësime lidhje me insistencën e kryeministrit për nënshkrimin e një dokumenti të brendshëm qeveritar me Serbinë, në vend që ta paraqesë atë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ndoshta Kurti synon të shmangë kontrollin kushtetues vendas dhe të ngritë draftin në nivelin e një marrëveshjeje ndërkombëtare më Beogradin, duke evituar mundësitë e shqyrtimit kushtetues. Unë do të thosha se ky draft, siç është aktualisht një “monstrum politik,” mund të shkel interesat e Kosovës dhe strukturën kushtetuese”, ka thënë ai për Periskopin.

Ish presidenti, Behgjet Pacolli në një përgjigje për Periskopin ka thënë se kryeministri Kurti po luan lojëra politike pa kujdes.

Ai thotë se shtetet e Quint-it kanë shprehur mosbesim ndaj veprimeve që Qeveria Kurti i ka bërë.

“Kam skepticizëm ndaj trajtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare nga Kryeministri Kurti, ai po luan lojra politike pa kujdes për angazhimet ose deklaratat e mëparshme. Partnerët e Kosovës, përfshirë vendet e Quint-it, kanë shprehur mosbesim ndaj veprimeve të qeverisë, duke kushtëzuar bashkëpunimin e mëtejshëm me përmbushjen e kushteve për Këshillin e Evropës. Kjo mungesë besimi buron nga konsideratat e perceptuara në qasjen e qeverisë dhe gatishmërinë e saj për të priorizuar fitime politike të afat-shkurtër mbi interesat strategjike afatgjata”, ka thënë Pacolli për Periskopin.

Pacolli thotë se marrëveshjet që Kurti i ka nënshkruar rikthen mbrapa sovranitetin, dhe minojnë pavarësinë e Kosovës, por që një gjë të tillë sipas tij nuk e kupton kryeministri.

“Kryeministri Kurti nuk kupton pasojat e disa marrëveshjev të tij si e Ohrit, që sipas mendimit tim është rikthim prapa për sovranitetin e Kosovës. Dispozitat në draftin e ASM që lidhin Asociacionin me Rezolutën 1244 të OKB-së, minojnë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, shkëmbimi i i ASM për anëtarësimin në Këshillin e Europës më shqetëson për prioritete strategjike të qeverisë dhe gatishmërinë për kompromise në çështje kyçe duke nxjerr me më pak përfitime pêr Kosovën”, u shpreh ish presidenti Pacolli.

Behgjet Pacolli shprehet skeptik për anëtarësimine Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai për Periskopin ka thënë se Kosova po rrezikon të i përsërisë gabimet, për shkak të Kurtit.

“Kam dyshime për aftësinë e Kosovës për të siguruar anëtarësim në Këshillin e Europës pa përmbushjen e kushteve politike të vendosura nga vendet e Quint-it. Kosova rrezikon të përsërisë gabimet e mëparshme, si procesi i demarkacionit, nëse vendos populizmin mbi diplomacinë pragmatike. Qasja e Kryeministrit Kurti në qeverisje duhet kritikuar për nuancat e tij populiste dhe për perceptimin e mungesës së rezultateve substanciale”, theksoi Pacolli për Periskopin.

Këshilli i Evropës, organiozatë lidere në Evropë për të drejtat e njeriut, pritet të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.

Në favor të Kosovës, muajin e kaluar, votoi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës./Periskopi

Anëtarësimi në KiE – Kurti ua thotë në sy QUINT-it: Kërkesa për draftin e Asociacionit në Kushtetuese, e tepërt

Deputeti i Bundestagut: Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje, të pranohet Kosova në KiE, ose të mos merret asnjë vendim

Draft-statuti i Asociacionit, Knaus: Është statut për një asociacion në Republikën e Kosovës, që integriteti territorial garantohet

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?