Berisha e takon Kurtin: S’kemi vija të kuqe me askënd, PLE-ja merr pjesë në seancën konstituive

Berisha e takon Kurtin: S’kemi vija të kuqe me askënd, PLE-ja merr pjesë në seancën konstituive

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Berisha përmes një prononcimi për media ka thënë se para Kurtit shpalosi programin e PLE-së dhe kërkesat e komunitetit egjiptian, duke bërë me dije se kanë kërkuar që të ndikojnë në politikat qeveritare. “Siç e dini, kryeministri Kurti ka […]

Berisha përmes një prononcimi për media ka thënë se para Kurtit shpalosi programin e PLE-së dhe kërkesat e komunitetit egjiptian, duke bërë me dije se kanë kërkuar që të ndikojnë në politikat qeveritare.

“Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komunitetev jo serbe në këtë rast edhe ne kemi qenë të ftuar. Normalisht, si parti parlamentare tashmë e rikthyer në kuvend, pas 4 vitesh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm mes nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd. As me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne i patëm kërkesat tona, dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare”, u shpreh Berisha.

Tutje, Berisha ka treguar se PLE-ja do të jetë pjesë e seancës konstituive të 15 prillit, duke thënë se sot nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete për formim të qeverisë.

“E dorëzuam një program të partisë, që e kemi pasë gjatë fushatës, e që janë nevojat e  komunitetit dhe ka mbetur që, në ditët në vijim, të kemi takime prapë, dhe të finalizojmë ato. Ky ishte një takim i parë. Ne do të jemi në kuvend ditën kur mbahet seanca konstituive, ndërsa për pjesën tjetër, sigurisht që do të presim një moment kur të jemi të gatshëm”, tha Berisha./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?