Bllokimi i kosovarëve në Serbi, ish ministri i Brendshëm: Vendimi i Asamblesë e ka prek shumë Vuçiqin

Bllokimi i kosovarëve në Serbi, ish ministri i Brendshëm: Vendimi i Asamblesë e ka prek shumë Vuçiqin

Një ditë pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nga Asambleja Parlamentare, Serbia sot vendosi të ndalojë rreth 300 qytetarë të Kosovës nëpër pikat e saj kufitare, raporton Periskopi.

E kjo për ish ministrin e Brendshëm, Ekrem Mustafën është e planifikuar nga Serbia.

Sipas tij, Serbia e ka pritur negativisht votimin e Asamblesë për Kosovën.

Mustafa për Periskopin tha që Vuçiqi ka bërë kërcënim të hapur.

“Serbia ka gjithmonë tendencë të shkaktojë diçka kur ka përparim Kosova, vendimi i mbrëmshëm i ka prek aq shumë, sa që edhe para se me ardh deri tek vendimi Vuciqi u ka shkru BE-së dhe shteteve të Këshillit Evropina, kërcënim të hapur ka bërë, për atë momentalisht situate është pak e brishtë, do të kursehemi që të mos kalojmë nëpër Serbi”, ka thënë ai për Periskopin.

Ish ministri Ekrem Mustafa në një prononcim për Periskopin thotë që nunk duhet të udhëtohet për në Serbi, pasi që sipas tij situata është e brishtë.

“Situata momentale nuk është e favorshme të udhëtohet për në Serbi. Sa i përket agjensioneve turistike e kanë mundësinë të udhëtojnë edhe përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe të dalin në Bashkimin Evropian,  mos të kursehet pak kohë se  nuk është diferenca më shumë se 90 km. Nuk e shoh të arsyeshme që të udhëtohet për në Serbi, me udhëtarë nga Kosova, derisa të normalizohet situata politike ka me pasë problem në kufirin me Serbinë”, u shpreh ai.

Që nga mëngjesi, më shumë se 300 qytetarë të Kosovës që ishin duke udhëtuar janë ndaluar në pikat kufitare me Serbinë.

Për këtë kanë reaguar krerët e shtetit, ndërsa iu kanë kërkuar qytetarëve që të evitojnë kalimin nëpër Serbi.

Po ashtu, Bashkimi Evropian ka reaguar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë të cilët konstatuan se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes./Periskopi

Haradinaj për ndalimin e qytetarëve: Serbia mbetet shtet mafioz

Shpërndaje në: