Bordi i RTK’së e konfirmon zgjedhjen e militantit të Vetëvendosjes si drejtor në televizion

Bordi i RTK’së ka konfirmuar zgjedhjen e aktivistit të shquar të LVV-së, Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të televizionit në RTK. Periskopi raportoi sot përmes burimeve për zgjedhjen e tij me tetë vota pro, megjithatë kjo është konfirmuar edhe përmes një komunikate. ‘’Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar […]
Periskopi raportoi sot përmes burimeve për zgjedhjen e tij me tetë vota pro, megjithatë kjo është konfirmuar edhe përmes një komunikate.
‘’Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4).Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK.’’, thuhet në njoftimin e Bordit.












