Kapet RTK-ja: Militanti i Vetëvendosjes zgjedhet drejtor i televizonit

Aktivisti i shquar i LVV-së, Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizionit në RTK. Periskopit i kanë treguar burimet se Gërvalla është zgjedhur me tetë vota pro nga të gjithë anëtarët e Bordit. Periskopi, mëngjesin e sotëm ka raportuar lidhur me zgjedhjen e mundshme të aktivistit të Vetëvendosjes në pozitën e drejtorit të RTK-së. Burime […]
Aktivisti i shquar i LVV-së, Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizionit në RTK. Periskopit i kanë treguar burimet se Gërvalla është zgjedhur me tetë vota pro nga të gjithë anëtarët e Bordit.
Burime brenda RTK’së ia bënë të ditur Periskopit se sot pritej ta votohej emrin e drejtorit të ri të RTK-së, ku kandidat është edhe Rilind Gërvalla – anëtar i Këshillit të përgjithshëm të VV-së, një prej organeve më të larta të partisë.
Rregullorja e RTK-së për kandidatët që konkurojnë për pozita menaxheriale – siç është ajo e drejtorit të televizionit – e thonë qartë se kriter kryesor për të qenë pjesë e menaxhmentit të RTK-së është që kandidati të mos jetë pjesë e partive apo forumeve të partive politike të paktën në tri vitet e fundit.
Lexo edhe: A do ta votojë sot Bordi për drejtor të RTK’së militantin e Vetëvendosjes? (Foto)












