Çartet Bleron Baraliu: Gjeneratë pas gjenerate do të na mallkojë që ia dhamë votën këtij imbecili politik [Albin Kurtit]

Çartet Bleron Baraliu: Gjeneratë pas gjenerate do të na mallkojë që ia dhamë votën këtij imbecili politik [Albin Kurtit]

Analisti politik Bleron Baraliu ka komentuar vendimin e Qeverisë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti për dhënien e tokës prej 24 hektar për Manastirin e Deçanit, shkruan Periskopi. Ai e kaquajtur kryeminsitrin qyqar e fjalëmadh e punëhiç dhe gënjshtar. Reagimi i plotë: Poshtë Albin Kurti, ky qyqar fjalëmadh e punëhiç, ky gënjeshtar tautologjik a narcisist […]

Ai e kaquajtur kryeminsitrin qyqar e fjalëmadh e punëhiç dhe gënjshtar.

Reagimi i plotë:

Poshtë Albin Kurti, ky qyqar fjalëmadh e punëhiç, ky gënjeshtar tautologjik a narcisist me përmasa historike.
Tradhëtia e Kuvendit të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale nën trysni ndërkombëtare, nën dirigjimin e Hashim Thaqit, zbehet në një mizë të padukshme karshi hipokrizisë dhe tradhëtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike s*rbe.
Me justifikime e qyqarllëk të paparë prej kohës së Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, Albin hipoktriti po e dërgon popullin shqiptar drejt një lufte të re me hapa të sigurtë, herë me injorancë e herë me veprime kapricioze prej një narcisisti që qartë nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale dhe verbërisht po na dërgon në një konflikt me aleatë e me njëri tjetrin.
“Nuk kemi çare”, thoshte Hashimi; “S’patëm çare”, paska deklaruar sot pasuesi i tij besnik dhe vasali më i ri nënshtruar racistëve politikë gjermanë e evropianë. Nuk paska patur çare sepse ‘nuk futemi ndryshe në KiE’ paska thënë qyqari . Populli ka nevojë për liri, për të drejtë jetese në trojet e veta, për vetëvendosje – jo për koncesione idiotësh e marrëveshje që cungojnë e mbyllin çdo shteg drejt përparimit të vendit e kombit.
Gjenerata e gjenerata do të na mallkojnë votën që ia kemi dhënë këtij imbecili politik! Gjaku i Adem Jasharit e mijëra dëshmorëve na mallkon sot! Kosova duhet të shkojë në zgjedhje një çast e më parë, dhe populli t’ia tregoj vendin këtij hipokriti injorant siç ia ka pas treguar jugosllavistëve të para luftës e neo-vasalistëve të pasluftës. Në të kundërtën, le ta mbajmë në supe vulën e poshtërimit e tradhëtisë, damkën e qyqarllëkut e dështimit.

“Kundër faljes së tokave”-Qe çka thoshte dikur Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin

 

Të ngjashme
REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”