Çka po paralajmëron Gani Jakupi – shqiptari me rrogën më të madhe në Kosovë

Çka po paralajmëron Gani Jakupi – shqiptari me rrogën më të madhe në Kosovë

Gani Jakupi i cili merr 7.500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës ka postuar një fotografi në profilin e tij me një mbishkrim “Duke u bërë gati”, por për çka, ende nuk dihet. Ndryshe, Gani Jakupi jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron […]

Ndryshe, Gani Jakupi jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’.

Periskopi pati publikuar dokumentin ku MPJD-ja e udhëhequr nga Donika Gërvalla, nuk iu kishin dashur as dy javë për ta gjetur një ‘super-konsulent’ me emrin Gani Jakupi për ta këshilluar

Ambasadën e Kosovës në Bruksel, lidhur me çështje që kanë të bëjnë kryesisht me diplomacinë publike dhe kulturore.

Çka punon Gani Jakupi për 7,500 euro rrogë mujore?

Kontrata pesë faqëshe, që përmban pjesën kryesore me tri fletë dhe dy me një aneks-kontratë, e obligon z.Gani Jakupin qe merr 7,500 euro pagë mujore nga Kosova, që të angazhohet kryesisht në: takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh, etj.

Përveç pagës mujore, Jakupit i mbulohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, edhe shpenzimet e takimeve me gazetarë e artistë, shumën e të cilave, Periskopi nuk ka arritur ta sigurojë, por kontrata e specifikon mbulueshmërinë e këtyre shpenzimeve.

Detaje nga kontrata dhe aneksi i saj për super – konsulentin

Në kontratën bazë, Gani Jakupit i përcaktohet fushë-veprimtaria e takimeve me gazetarë e artistë në shtetet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg.

Por në aneksin e kontratës, i zgjerohet edhe pak kjo fushë-veprimtari dhe i caktohet edhe: Brukseli e Parizi (siç shkruhet gabimisht aty, kryeqyteti francez: Parisi).

Pasi konsulenti Jakupi duhet ta marrë mundin të dalë pak nga shtetet e Beneluksit, atij i caktohet që në muajt korrik/gusht, të koncentrohet në Paris.

Në të gjitha këto, shih kontratën (aneks), Jakupi ka këto punë: takime me gazetarë, drejtorë galerish.

Por, pasi Gani Jakupi të ketë kryer ca punë nëpër Paris, aneksi i kontratës, i thotë atij që në gjashtëmujorin e parë, ‘krejt Franca është e tij’ – për të kryer punë.

Kujtojmë se pas raportimit ekskluziv të Periskopit, ka pasur reagime të shumta.

Të ngjashme
Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre