Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër
Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke treguar se është me prejardhje nga Kosova.
Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i vendit “nuk ka kthim mbrapa”.
“Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha ajo.
“Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha Seda Gören Bölük.
Deputeti ukrainas mbështet Kosovën për në KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë