Dështon mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga Rama për Planin e Zhvillimit Komunal – S’ka kuorum

Ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku parashihej si pikë Plani Zhvillimor Komunal. Ajo nuk u mbajt në mungesë kuorumi, raporton Periskopi. Kryesuesi i seancës, Ajet Brajshori, ka thënë se seanca e sotme nuk ka pasur të bëjë me miratimit e Planit Zhvillimor. Në sallë ishin 21 asamblistë të pranishëm. Ndryshe, […]
Ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku parashihej si pikë Plani Zhvillimor Komunal. Ajo nuk u mbajt në mungesë kuorumi, raporton Periskopi.
Kryesuesi i seancës, Ajet Brajshori, ka thënë se seanca e sotme nuk ka pasur të bëjë me miratimit e Planit Zhvillimor.
Në sallë ishin 21 asamblistë të pranishëm.
Ndryshe, Ministria e Mjedisit,Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures përmes një dokumenti vlerësues ka konkluzuar se janë 28 pika të cilat kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka shkelur.
opozita kryesore në kryeqytet, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, ku do të shqyrtohet PZHK-ja. Sipas një reagimi të kësaj partie, plani i propozuar është i paligjshëm.
Ky grup i ka bërë thirrje asamblistëve të subjekteve të tjera politike që ta bojkotojnë mbledhjen e së enjtes, që “të mos e legjitimojnë me praninë e tyre një dokument që rrezikon të kthehet në pasojë për të ardhmen e qytetit”.
Sipas LVV-së, ky është proces joligjor, joprofesional dhe i dëmshëm për Prishtinën.
“Ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin Ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore”, thuhet në reagimin e LVV-së.












