Duda Balje padit Sadri Ramabajën që tha se ajo ishte “takuar me Radoiçiqin”: Shpresoj të më ruhet imazhi

Duda Balje padit Sadri Ramabajën që tha se ajo ishte “takuar me Radoiçiqin”: Shpresoj të më ruhet imazhi

Deputetja Duda Balje ka paditur për shpifje analistin Sadri Ramabaja për deklaratën e tij se kishte informacione që Balje ishte “takuar me Milan Radoiçiq më 28 shkurt”. Balje tha se sot dorëzoi padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe tha se shpreson se më këtë do t’i ruhet imazhi “i cenuar” nga Ramabaja. “Siç kam […]

Balje tha se sot dorëzoi padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe tha se shpreson se më këtë do t’i ruhet imazhi “i cenuar” nga Ramabaja.

“Siç kam paralajmëruar para dy javësh përmes profileve të mia në rrjete sociale, kam angazhuar përfaqësuesin tim të autorizuar Avokat Fanol Krasniqi të ngre padi për shpifje ndaj z. Sadri Ramabaja, lidhur me deklarimet e tij ndaj meje në emisionin “Debat Plus” në RTV “Dukagjini”, transmetuar më 7 prill 2025, deklarime këto që përbëjnë shpifje. Sot, më 25 prill 2025, kemi dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpresojmë që kjo padi të ndikojë sadopak në përmirësimin dhe ruajtjen e imazhit tim, i cili është cenuar nga deklarimet e tani të paditurit Ramabaja”.

Ajo kërkoi përmbajtje në deklarime që dëmtojnë të tjerët.

“Lutemi që të gjithë qytetarët të përmbahen nga deklarime, posaçërisht deklarimet publike me të cilat mund të shqetësojnë apo dëmtojnë të tjerët sikur në rastin tim. Për mua personalisht kanë vlerë mendimet e gjithsecilit, dhe të gjitha mundohem t’i vlerësojë në kuadër të kapaciteteve të mia, natyrisht, përveç atyre që përmbajnë të pavërteta, janë të dëmshme apo janë dashakeqe. Deklarimet e tilla me përmbajtje propagandistitke kanë pasur ndikim që unë dhe familja ime të ndihemi të shqetësuar!”./Periskopi/

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta