Dyshime që kompanitë po abuzojnë me punimet në rrugën Prizren-Prevallë: Ministria ua “thanë” paret për punët që nuk po i kryejnë

Dyshime që kompanitë po abuzojnë me punimet në rrugën Prizren-Prevallë: Ministria ua “thanë” paret për punët që nuk po i kryejnë

Për t’u finalizuar në plotni një kontratë publike duhen të kalohet në disa hapa, dhe secili prej tyre e ka gjasën e rrezikut, pasi ka mundësi të keqpërdorimeve, nëse nuk ka një mbikëqyrje rigoroze. Njëra prej tyre është edhe ekzekutimi i kontratës në terren. Shpeshherë kompanitë abuzojnë më ndërtimet e infrastrukturës, duke vendosur produkte në […]

As asfalti e as muri mbrojtës nuk janë duke u punuar ashtu siç janë marrë veshë me letra Ministria e Infrastrukturës dhe kompanitë lidhur më rrugën “Rikonstruimi i rrugës Regjionale R115 Segmenti  (Prizren-Prevallë).

Periskopi ka dalë në teren dhe ka parë që produktet që po vendosen në atë rrugë, nuk janë të njëjta me ato që figurojnë në kontratë, bile disa pozicione nuk janë duke u vendosur fare.

Me datën 3.09. 2020 janë nënshkruar dy kontratat për rrugën regjionale Prizren -Prevallë, të cilat kapin vlerën prej rreth 14.5 milionë euro.

Pjesa e parë e kontratës -Lot 1 u ishte dhënë  ”Companya Eskavatori  Shpk & Pro Co Group Shpk & Best Company Shpk. Vlera e kontratës është 7, 849, 716.18 euro.

Lot 2 është lidhur më kompanitë ”K.N.P.SH Papenburg & Adriani Company Shpk. Vlera e kontratës është 6, 643, 867. 79 euro.

Brenda dy kontratave është edhe rubrika e paramasës dhe parallogarisë, ku janë të specifikuara (pozicionet) të gjitha punët që do të kryhen, si pastrimi i terrenit, konstruksioni i rrugës, punët toksore, muret e betonit, sinjalizmi, etj. Janë rreth 80 pozicione që duhet të punohen dhe secili prej tyre e ka vlerën e vetë. Pra, për secilin artikull (pozicion) është e vendosur sasia që do të ekzekutohet, çmimi për njësi për m2 ose m3, dhe vlera e kompletë artikullit.

Tek lot -1, ku janë duke kryer ndërtimet, kompanitë “Companya Eskavatori  Shpk & Pro Co Group Shpk & Best Company Shpk, Periskopi ka evidentuar këto të gjetura:

Pra, sipas paramasës dhe parallogarisë , sa i përket pozicioneve :

Tek pozicioni “1.3.1 Germimi i dheut i kategorisë se III dhe IV të konstruksionit të rrugës, me ngarkim dhe bartje deri në deponi ne largesi min 14km”. Në këtë pozicion nuk është bërë fare gërmimi në konstruksionin e rrugës sikurse kërkohet .

Pastaj tek pozicioni “1.3.2- Germimi i dheut i kategorisë se V-VII-te, te konstruksionit te rrugës me ngarkim dhe bartje deri ne deponi në largësi min 14km”. Edhe këtu nuk është bere fare germimi ne konstruksionin e rrugës sikurse kërkohet .

Më shumë detaje për pozicionet:

“1.4.2 ,Furnizimi, transporti dhe shtrirja e  shtresës së poshtme të zhavorit për stabilizim të rrugës, fraksion >63,0 mm në pjesën e aksit kryesor sipas situacionit dhe sipas profileve tërthore me shtresa me trashësi  d,min=50 cm sipas profileve tërthore, duke e përfshirë edhe ngjeshjen me cilinder vibrues 25t deri në masë densiteti të kërkuar sipas normave dhe standardeve në fuqi për këtë lloj pune (≥80 MN/m²)”. Sasia e kontraktuar 7, 893.30 m3. Çmimi për njësi 10 euro për m2. Totali 78, 933.00 euro.

“1.4.3  Furnizimi, bartja, shtrirja dhe ngjeshja e tamponit (≥80MN/m²) prej gurit të thyer gëlqeror 0-63mm me trashësi t=25cm,duke e përfshire edhe ngjeshjen me cilindër vibrues 25t deri në masë densiteti të kërkuar sipas normave dhe standardeve në fuqi për këtë lloj pune”. Sasia e kontraktuar 19, 210.50 m3. Çmimi i njësisë 10 euro. Totali vlerës 192, 105, 00 euro.

“1.4.4 Furnizimi, bartja, shtrirja dhe ngjeshja e tamponit (≥100MN/m²) prej gurit të thyer gëlqeror 0-31,5mm me trashësi t=15cm,  duke e perfshirë edhe ngjeshjen me cilindër vibrues 25t deri në masë densiteti të kërkuar sipas normave dhe standardeve në fuqi për këtë lloj pune”. Sasia e kontraktuar 11, 144.40 m3. Çmimi për njësi 10 euro. Vlera totale 111, 444.00 euro.

“1.4.6 Furnizimi dhe punimi i shtresës së bitoagregatit BA 22 mm me trashësi t=7cm,si dhe përdorimi i aditivit me përforcues të asfaltit me përbërje të fibrave të Aramidit dhe Polyolefineve(ngjasjëm sikurse FORTA FI)  ose materiale të tjera me përbërje dhe karakteristika të njëjta (500gr/1 ton asfalt) .Sasia e llog.në gjendje të ngjeshur”. Sasia e kontraktuar 54, 058. 55 m2. Çmimi për njësi 7.50 euro. Totali i vlerës 405, 439. 13 euro.

Asnjëra prej katër këtyre pozicioneve, të cilat siç shihet kanë një çmim shumë të lartë, nuk janë duke u realizuar ne terren, por është duke u bërë vetëm gërryerja e asfaltit ekzistues, nga ku është duke bërë vetëm punim i shtresës se asfaltbetonit me trashësi 4cm ( Pra, është duke  u realizuar vetëm pozicioni nr. “1.4.7 Furnizimi, spërkatja me emulzion, punimi i shtresës së asfaltbetonit (me material eruptiv) AB 11S mm me trashësi t=4cm, si dhe  përdorimi i aditivit me  përforcues të asfaltit me përbërje të fibrave të Aramidit dhe Polyolefineve( ngjashëm sikurse FORTA FI) ose materiale të tjera me përbërje dhe karakteristika të njëjta (500gr/1 ton asfalt)  me trashësi t= 4cm, me spërkatjen me emulsion 0.5/kg/m2 të sipërfaqes së bitoagregatit. Sasia e llog.në gjendje të ngjeshur”.

Sasia e kontraktuar e këtij pozicioni është 54, 058.55 m2, ku çmimi i njësisë është 5 euro, që në total i bije 270, 292. 75 euro.

Ndërsa, tek pozicioni “2.4.1 (Furnizimi me material dhe punimi i murit mbajtës me geocell Neoloy (ose të ngjashme). Në pozicion përfshihen te gjitha materialet e nevojshme për kompletimin e murit sipas detaleve të dhëna. Materiali mbushës i mureve të jetë me këto specifika (Kohezion c=0.0, pesha vëllimore γ = 20.0 kN/m3 dhe Φ= 300)”, nuk është duke u vendosur material sikurse është i kërkuar në paramase, por me kualitet më të ulët, gjë e cila e shihni edhe në foto.

Edhe tek lot 2, ku janë të angazhuara ”K.N.P.SH Papenburg & Adriani Company Shpk, Periskopi ka gjetur se një produkte nuk është duke u vendosur sipas kontratës.

Në pozicionin e paramasës dhe parallogarisë, për murin mbrojtës nr :

2.2.1 – Furnizimi me material dhe punimi i murit mbajtes me geocell Neoloy (ose të ngjashme) . Ne pozicion perfshihen te gjitha materialet e nevojshme per kompletimin e murit sipas detaleve te dhena. Materiali mbushes I mureve te jete me këto specifika (Kohezion c=0.0, pesha vellimore γ = 20.0 kN/m3 dhe Φ = 300.

Siç shihet, muri mbrojtës nuk është duke u bërë me kualitet të kërkuar në paramase dhe parallogari , por me kualitet me cilësi të ulët sikurse shihet edhe ne foto.

Vetëm në këtë pozicion, sasia e kontraktuar është 17, 397, 00 euro. Çmimi për njësi për m2 është 80 euro, kur shumëzohet në total del një vlerë prej 1, 391, 760.00 euro. Siç shihet në kontratë, ky është pozicioni me çmimin më të shtrenjte që do të punojnë kompanitë kontraktuese.

Periskopi ka insistuar të marrë një përgjigje më shkrim nga MMPHI, lidhur më atë nëse menaxheret e ministrisë janë duke inspektuar punimet në këtë punishte, për të parë nëse po vendosen produkte sipas kontratës, por institucioni që udhëhiqet nga Liburn Aliu nuk ka kthyer përgjigje.

Pos këtyre, afati për kryerjen e punimeve tashmë ka skaduar.

Siç thuhet në kontratë, për lot 2, data e përfundimit të punimeve ka qenë 19.04. 2022. Pra ka qenë 40 ditë punë, pas nënshkrimit të kontratës.

Për lot 1, afati për kryerjen e punimeve ka qenë data 29.06.2022. Asnjëra as tjetra nuk i kanë kryer punimet

Vonesat në përfundimin e projekteve ndikojnë që ministria të mos arrijë objektivat e përcaktuara, vështirësi në qarkullimin e qytetarëve në rrugët e caktuara dhe njëherësh mund të shkaktojnë vështirësi buxhetore për vitet pasuese. /Mentor Buzhala -Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?