E konfirmon edhe KRPP-ja se Ministria e Liburn Aliut ka vendosur kritere të kundërligjshme edhe tek tenderi 32-milionësh

Pushteti qendror kontratat më të mëdha po i realizon nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo ministri në raste të shumta është duke manipuluar me tenderë. Të gjitha faktet për manipulim çojnë edhe tek tenderi i vlerës prej 32 milionë euro që ka të bëjë më zgjerimin e rrugës Kievë – Dollc. Një shkelje flagrante që po […]
Kanë kaluar disa muaj që kur është bërë hapja e ofertave për tenderin Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Segmenti Kievë –Dollc, Lot 1, 2, 3, 4”. Ministria nuk po mund të nxjerrë fituesit për katër kontratat që do të ndërtojnë këtë rrugë. Kjo për faktin se institucioni që udhëhiqet nga ministri, Liburn Aliu dhe zëvendësi tij, Hysen Dumrishi ka vendosur kritere të kundërligjshme për vlerësimin e tenderit.
Rastin e njejtë ka ndodhur edhe tek tenderi i cili tashmë është në realizim, ai për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë, për të cilin kanë nisur hetimet nga Prokuroria.
Periskopi i ka bërë një analizë dosjes së këtij tenderi, mbi bazën e të cilit do të zhvillohet e gjithë procedura prokuruese. Nga të gjeturat, ka rezultuar se prokurimi i ministrisë ka vendosur kritere kualifikuese për dhënie të kontratës dhe do të bëjë hapa që janë në kundërshtim më parimet e Ligjit të Prokurimit Publik. Shkelja do të mundësojë që të lidhen kontrata mbi preferencat personale të Ministrisë.
Ministria ka vendosur që të procedojë ‘Tenderi ekonomikisht më i favorshëm’ (TEMF) dhe te shkojë drejtpërdrejt me vlerësim të dhënies së kontratës, por kriteret që i ka vendosur në vlerësim për dhënie të kontratës, janë kritere që kanë të bëjnë një tjetër proces të përzgjedhjes.
Dallimi midis kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve të dhënies duhet të jetë i qartë, pasi që dy llojet e kritereve përdoren në faza të ndryshme të vlerësimit, që shërbejnë për qëllime të ndryshme.
Ndonëse, Periskopi ka raportuar lidhur më vendosjen e këtyre kritereve të kundërligjshëm, një opinion që të përmirësohen ato e ka lëshuar para disa javësh edhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik –KRPP.
Periskopit i është lejuar qasje në këtë opinion të lëshuar. Edhe pse i njëjti i është dorëzuar ministrisë që të bëjë përmirësimin e tyre, ky institucion nuk e ka marrë për bazë atë, duke mos bërë ndryshimet e duhura në ‘dosjen e tenderit’, por ka vendosur që të shkojë drejtë për drejtë më vlerësimin e ofertave.
Bazuar mbi gjendjen faktike, opinioni i KRPP-së është shumë më i butë se sa shkelja që ka bërë ministria, dhe kryesisht merret vetëm me nën-kriteret e vendosura.
Opinioni i KRPP-së pa ndërhyrje
KRPP ka monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Segmenti Kievë –Dollëc, Lot 1, 2, 3, 4” me nr të prokurimit 205 -23 -1843-5-1-1 me vlerë të parashikuar të kontratës 32 milionë euro, i iniciuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Rekomandim
- Lidhur me, kriteri për dhënia të Kontratës, AK ka specifikuar se kriteri për dhënie të kontratës është kriteri Tender i përgjegjshëm ekonomikisht me i favorshëm, mirëpo te nen kriteret e vlerësimit keni propozuar stafin i cili është edhe kërkesë kualifikuese.
Rekomandohet Autoriteti Kontraktues të veproj sipas nenit 52.4 te LPP-së n fugi, i cili specifikon:
Autoriteti kontraktues duhet të sigurojë gjë të bëjë një dallim të qartë në mes kritereve të paragrafit 3 te këtij neni dhe kritereve të përzgjedhjes në lidhje me aftësitë e përgjithshme profesionale, financiare dhe teknike te themeluara në bazë të nenit 51 te këtij ligji dhe se nuk ka përsëriti të këtyre dy kategorive të kritereve” dhe nenit 27.10 të RRPP Nr.01/2022 e cila specifikon se: “Kriteret minimale për kualifikim (kriteret e përzgjedhjes) nuk përdoren si kritere në procesin e dhënies së kontratës.Tenderuesit do te konsiderohen te kenë përmbushur kërkesat minimale në lidhje me kapacitetin e tyre për te performuar kontratën që do të thotë që kriteret ne lidhje me përvojat paraprake dhe historikut te kompanisë nuk do të shihen si kritere nè procesin e dhënies së kontratës”
Bazuar ne këtë KRPP rekomandon autoritetin kontraktues që lidhur me nën kriteret të veproi sipas nenit 27.3 te RRPP Nr. 01/2022 i cili specifikon se: Nëse kriteri është ‘tenderi ekonomikisht me i favorshëm, kontrata duhet ti jepet tenderit i cili më së miri përmbushë kriteret relevante. Përveç çmimit AK mund të përfshije kritere tjera relevante për lenden e kontratës, siç janë:
- Karakteristikat e cilësisë
- Kostot Operative, të mirëmbajtjes dhe kosto tjera të jetëgjatësisë
- Karakteristika funksionale, teknike, mjedisore, estetike ose 1è ngjashme
- Shërbimi i pas-shitjes dhe asistencës teknike.
Bazuar në këto rekomandime, Zyrën e prokurimit në autoritetin kontraktues – MI (Ministria e Infrastrukturës) të korrigjoi këto lëshime konform rekomandimeve te KRPP-së dhe në përputhje medispozitat cekura më lartë, në afat sa më të shkurtër kohor.
- Lidhur me ketë pikë që me rastin e vendosjes së kërkesave/dëshmive për pjesëmarrje dhe kualifikuese të veprojnë në pajtim me nenit 69.6.2 të LPP-së i cili specifikon “listën me të cilën specifikohen të gjitha projektet e punëve he aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e shkuar trevjeçare, të përcjella me certifikata për kryerje dhe/ose përfundim të kënaqshëm te projekteve…”
Pra duhet të caktohet periudha gjatë tre viteve të kaluara nga data e publikimit për kontratë, andaj pajtim me paragrafin 6.2, të nenit 69, të LPP-së.


Ministria anashkaloi opinionin e KRPP-së
Pra siç e theksuam, “Tenderi Ekonomikisht Më i Favorshëm’- TEMF, kriter nuk aplikohet pothuajse fare në Kosovë, është përcaktuar si kriteri i dhënies së kontratës 32- milionëshe, në të cilën Ministria Infrastrukturës në përzgjedhjen e operatorit ekonomik pretendon për një qasje kosto-efikasitetit, në vend të vetëm të çmimit për shpërblim të një kontrate.
Tek TEMF përcaktimi i ofertës fituese për një procedurë prokurimi bëhet në dy faza. Gjatë fazës së përzgjedhjes, autoriteti kontraktues vlerëson aftësinë e operatorëve ekonomik për të përmbushur kërkesat e kontratës. Në fazën e shpërblimit, ai shqyrton ofertat në mënyrë që të zgjedhë atë më të mirën, domethënë çmimin më të mirë ose tenderin ekonomikisht më të favorshëm. Praktika aktuale ndan dy fazat ne kriteret e përzgjedhjes dhe kriteret e dhënies. Kriteret e përzgjedhjes kanë të bëjnë me kontraktuesin dhe përfshijnë aspekte të tilla si gjendja ekonomike dhe financiare, si dhe njohuritë profesionale dhe teknike.
Kriteret e tilla si përvoja e tenderuesve, fuqia punëtore dhe pajisjet ose aftësia e tyre për të kryer kontratën në afatin e parashikuar konsiderohen si kritere të përzgjedhjes dhe jo kritere të dhënies.
Kjo për faktin se MMPHI, kriteret që i ka vendosur në vlerësim për dhënie të kontratës, janë kritere që kanë të bëjnë me një tjetër proces të përzgjedhjes.
Periskopi ka gjetur se dy nga katër kriteret për vlerësim të dhënies së kontratës, kanë të bëjnë me kritere të përzgjedhjes dhe si të tilla, nuk është dashur të vendosen për vlerësim, pasi Ministria ka vendosur direket vlerësim për dhënie të kontratës.
Cilat kritere vlerësuese janë në kundërshtim më ligjin?
Kërkesa: “çmimi” ka qenë në përputhje me ligjin.
Kërkesa “Përvoja për punët e ngjashme” përcaktohet ne nenin 69 te Ligjit për Prokurim Publik, është kriter kualifikimi dhe jo kriter për dhënie kontrate.
“Pajisjet dhe mekanizmi” – përcaktohet në nenin 69 te LPP është kriter për kualifikimi.
Kërkesa për “Plani Dinamik” ka qenë në rregull.
Kriteret e përzgjedhjes – zbatohen për të përcaktuar se cilët operatorë ekonomikë (ofertuesit ose kandidatët) janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të përmbushur kontratën. Ato i përgjigjen pyetjes: “Kush mund të kryej punën?”.
Kriteret e dhënies – zbatohen për të përcaktuar se cili tender i cili plotëson specifikimet e përcaktuara dhe kërkesat (nga ata që janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të kryer kontratën) ofron zgjidhjen më të mirë.
Pra, siç e kemi cekur edhe më lartë, dallimi në mes të ‘kritereve te përzgjedhjes‘ dhe ‘kritereve te shpërblimit’ është mjaft i rëndësishëm.
Kriteret e përzgjedhjes përqendrohen në “ofertuesit” dhe kriteret e dhënies përqendrohen në “ofertën”. Një dallim i qartë në mes të dy kritereve duhet te ruhet në të gjithë procesin e prokurimit.
Bazuar në praktikat e KRPP-së, kur dhënia bëhet duke përdorur sistemin më të favorshëm të vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktues duhet të përdorë kritere të ndryshme që lidhen me objektin e kontratës publike në fjalë, për shembull:
cilësia çmimi,
merita teknike,
karakteristikat estetike dhe funksionale,
karakteristikat mjedisore, konsiderata sociale shpenzimet e funksionimit, efektivitetit te kostos,
shërbimi pas shitjes dhe asistenca teknike,
data e dërgesës dhe periudha e dorëzimit ose periudha e përfundimit
Periskopi ka raportuar edhe para disa ditëve, një rast të ngjashëm që ka të bëjë më ndërtimin e rrugës Prishtinë – Podujevë për të cilin tashmë ka nisur hetimet prokuroria. /Mentor Buzhala -Periskopi/












