E KUNDËRLIGJSHME: Kontrata 7500 euro për Gani Jakupin, sqaruar hap pas hapi për Periskopin nga INPO

E KUNDËRLIGJSHME: Kontrata 7500 euro për Gani Jakupin, sqaruar hap pas hapi për Periskopin nga INPO

“…kjo kontratë nën vlersimin tim është e kundërligjshme dhe e pajustifikuar sipas rregullave për shpenzimin e parasë publike përmes prokurimit”, thonë nga INPO për Periskopin, rreth artikullit tonë ekskluziv për konsulentin Gani Jakupi, që paguhet 7500 euro në muaj nga MPJ përmes Ambasadës në Bruksel. *** Periskopi ditë më parë, raportoi ekskluzivisht për një kontratë që […]

***

Periskopi ditë më parë, raportoi ekskluzivisht për një kontratë që Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Bruksel, ka lidhur me një person që quhet Gani Jakupi dhe që paguhet 7500 euro në muaj.

Lajmi që bëri bujë të madhe në vendin tonë dhe u bë shkas që ministrja Donika Gërvalla të ballafaqohej me pyetje rreth saj në Komisionin Parlamentar, po ashtu u bë shkas edhe për reagime si ky i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ani pse ministrja Gërvalla e quajti ‘projekt’ këtë kontratë, nëse i referohemi dokumenteve që kemi publikuar për ta mbështetur këtë artikull, në asnjë fjalë apo fjali të vetme, nuk përmendet fjala ‘projekt’.

Periskopi ka kërkuar sqarime rreth anës procedurale të kësaj kontrate, nga organizata INPO (Iniciativa për Progres). 

Dy janë sqarimet kryesore që do t’i veçonim në krye të këtij artikulli.

E para, se kontrata MPJ – Ambasada e Kosovës në Bruksel – Gani Jakupi –  del të jetë e kundërligjshme dhe e dyta, fakti që për një konsulencë të tilla, nuk do të kishte nevojë fare për kontraktim të një konsulenti të tillë, meqë punët e përshkruara në kontratë, mund t’i kryejë stafi i çdo Ambasade të Kosovës nëpër botë.

“Në rastin e kontratës në fjalë, Ministrja përmes vendimit i ka bartur përgjegjësinë Ambdasadorit të Republikës së Kosovës në Bruksel për të angazhuar përmes negociimit një konsulent të jashtëm. Kurdoherë që misionet diplomatike apo ambasadat zhvillojnë aktivitete të prokurimit, kjo nuk bëhët përmes platformës elektronike të prokurimit publik në Kosovë, pasqi që ambasadat e Kosovës jashtë vendit, nuk janë autoritete kontraktuese, pasi sic e permenda prokurimin për vlera të mesme dhe të mëdha për nevojat e ambasadave e zhvillon MPJ-ja.

‘Megjithatë, pavarësisht që nuk publikohen përmes platformës elektronike të prokurimit publik, ato janë të obliguara të ndjekin rregullat dhe parimet e pergjithshshme të prokurimit, sic është trajtimi i barabartë i operatorëve ekonomik, mosdiskriminimi, ruajtja e vlerës për paranë, transparencës dhe mbi të gjitha zbatimi i rregullave të prokurimit duke përfshirë përcaktimin e lëndës apo natyrës së prokruimit, përzgjedhjes së procedurës dhe përdorimit të kritereve në dosjen e tenderit”, na tha drejtoresha ekzekutive e INPO, znj.Albulena Nrecaj.

Nrecaj nga INPO, tutje sqaron se Ligji për Prokurim, nuk e parasheh një procedurë të tillë për një konsulent.

‘Mirëpo Ligji për Prokurim nuk e parasheh kontraktimin e konsulentëve përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë përvec nesë konsulenti për shërbimet e ofruara posedon ndonjë të drejtë autoriale apo patentë a licence ekzluzive të tij. Misioni Diplomatik/Konsullor mund të lidhë kontratë me vlerë të mesme dhe të madhe sa herë që të autorizohet nga Ministrja e MPB përmes proceduarave të kufizuara vetëm për (i) blerjen e automjeteve të misionit, (ii) sigurimin shëndetësor të stafit të misionit, (iii) renovimin dhe adaptimet e objekteve të misionit dhe (iv) sigurimin e objekteve të misionit. Në këtë kuptim, angazhimi i konsulentëve përmes procedurës së negociaur pa publikimin e njoftimit për kontratë është i kundërligjshëm’, thotë znj.Nrecaj për Periskopin.

“Kontraktimi i konsulentëve individual bëhet përmes proceduarave të parapara me LPP, përmes kontratës publike për shërbime duke përdorur kriterin “cmimi ekonomikisht më i favorshëm” ku varësisht nga lloji i procedurës dhe vlera e kontratës përcaktohet edhe afati për dorëzimin e ofertave, e që në rastin e kontratës në fjalë ambasadori është dashur t’i kishte parasysh këto rregulla kur ka nisur procedurën e kontraktimit të shërbimeve konsulente”, thonë nga INPO.

Sipas INPO-së, shërbimet që janë paraparë në kontratën që e ka raportuar ekskluzivisht Periskopi, nuk kanë nevojë për një ‘konsulencë të veçantë’, pasi ato ‘do të duhej t’i kryente vetë stafi i Ambasadës’.

Shërbimet e përshkruara në këtë kontratë për të cilën buxhetit të Kosovës i kushtojnë 90 mijë euro për takime me institucione kulturore në shtetet e Beneluksit, janë brenda funksioneve të ambasadës në ato shtete. Rrjedhimisht, këto shërbime do të duhej ti kryente vetë stafi i shërbimit diplomatik. Madje për realizimin e takimeve të karakterit informues e kulturorë nuk ka nevojë për ndonjë lloj ekpertize”, thotë Nrecaj.

“Kësisoj, MPJ duhet me urgjencë ta infrormoj publikun rreth qëllimit të kësaj kontrate dhe rezultateve apo objetivave institucionale që do të përmbushen përmes saj, pasi që kjo kontrate as nuk ka qenë e planifikaur as në planin e prokurimit të MPJ për vitin 2023”, thotë tutje INPO.

Më 21 nëntor 2023, Periskopi raportoi eksluzivisht se Gani Jakupi merr 7.500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës. Ai jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’.

Tri ditë, do të kishte heshtje totale nga ana e institucioneve të vendit rreth këtij skandali, ani pse ishte tema më e përfolur në opinionin publik.

Por pas tri ditësh, teksa ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, po raportonte në Komision Parlamentar, u pyet rreth kësaj teme dhe tha se ‘kjo është një shumë modeste për një person si z.Gani Jakupi’.

‘Në kuadër të diplomacisë kulturore dhe përpjekjeve tona për të krijuar një ambient tjetër në vendet jo njohëse, si ministre shfrytëzoj të gjitha instrumentet natyrisht duke kursyes buxhetin, vështirë është të gjesh personalitete kulturore që me një shumë modeste që nuk i tejkalon për një diplomat pritës. Të gjithë ata që mundohen të denigrojnë personalitetin si në rastin e Gani Jakupit. Kjo nuk është pagë, është projekt i lidhur me objektiva të qarta që i shërbejnë Republikës së Kosovës. Jam shumë krenare që me këtë shumë modeste, që nuk është pagë mujore, por që përfshin projekt një vjeçar’, deklaroi Gërvalla, përcjell Periskopi.

 

Donika Gërvalla për pagën 7500 euro të Gani Jakupit: Shumë modeste

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?