E PËRDITËSUAR: Martin Berishaj tash e 6 orë po merret në pyetje në Prokurori

E PËRDITËSUAR: Martin Berishaj tash e 6 orë po merret në pyetje në Prokurori

Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci po vazhdon të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale nën dyshimet të forta për afera korruptive, shkruan Periskopi.

Ai qysh në orën 8 e 30 minuta është futur brenda objektit të Prokurorisë ku po vazhdon të merret në pyetje.

Bashkë me Berishajn është edhe avokati i tij Tomë Gashi.

Berisha po hetohej në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë. Megjithëkëtë, vazhdoi të përfaqësonte Kosovën në Kroaci.

Dyshimet janë se afaristi Martin Berishaj nëpërmjet kompanisë së tij, “MB Consulting”, me filial në Mal të Zi ka bërë transaksione të dyshimta me elemente të shumta të shpëlarjes së parave.

Veprimtaria e biznesit “MB Consulting” të ambasadorit Martin Berishaj, dyshihët se është kryer duke iu shmangur tatimeve në Kosovë për pesë vite me radhë.

Ai dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Afera e dyshimtë për shpëlarje parash është zbuluar dhe transmetuar nga televizioni Planet TV. Hulumtimi bazohet në dokumente.

Martin Berishaj s’kallëxon a është pronar i kompanisë dhe kah i rrjedhën paret prej Serbisë – flet për padi

Shpërndaje në: