EKSKLUZIVE: As Alban Hyseni nuk shkon në Amerikë – i shtyhet vizita

EKSKLUZIVE: As Alban Hyseni nuk shkon në Amerikë – i shtyhet vizita

Përpos ministres Albulena Haxhiu e kryetarit Shpejtim Bulliqi, as një zyrtar tjetër i lartë i Vetëvendosjes s’do ketë mundësinë të shkojë në Amerikë. Bëhet fjalë për kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin ekskluzivisht shefja e kabinetit të tij, Arbenita Sopi Haziri. Gjatë ditës së djeshme, temë kryesore ishte anulimi i […]

Gjatë ditës së djeshme, temë kryesore ishte anulimi i vizitave të ministrave të Qeverisë së Kosovës në Amerikë. Periskopi ishte fillimisht që e trajtoi si çështje, ku doli se ministrja Albulena Haxhiu e Bulliqi nuk do të mund të shkojnë në Amerikë në periudhën e paraparë. E sa i përket ministrit Xhelal Sveçla, Periskopit i tha asistentja e tij ekzekutive se nuk e kishte fare plan vizitën atje.

Sido që të jetë, në  radhët e mosvajtjes hynë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Shefja e kabinetit të tij, Arbenita Sopi Haziri në një deklaratë për Periskopin ka konfirmuar se vizita e planifikuar për në fund të nëntorit, është shtyer për në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ajo ka dhënë si arsye mos përputhjen e mundësive të disa kryetarëve për të shkuar bashkërisht.

”Po, krejt kah fundi i muajit nëntor.  Disa kryetarë të komunave, përfshirë edhe kryetarin tonë, janë edhe tre, por s’po më kujtohen emrat për momentin. I është anulu se agjenda s’ka qenë e përshtatshme, disa e kanë pasë të pamundur me marr pjesë dhe në atë format nuk kanë mujtë me marrë pjesë. Nuk e di arsyen pse të tjerët s’kanë mujtë. Veç e di se secili i ka prezantu arsyet e veta dhe krejt në fund u vendos që me shku në muajin shkurt. Janë pajisë me viza, është gjithçka në rregull. ‘’, ka thënë Sopi-Haziri.

Albulena Haxhiu nuk shkon në Amerikë

Tashmë është e konfirmuar se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka të pamundur udhëtimin në SHBA. Ndonëse paradite kur ishte kontaktuar nga Periskopi, e kishte mohuar, dje në mbrëmje ajo doli me një status arsyetimi në Facebook se për shkak të situatës në vend, e ka shtyer vizitën.

Se nuk është rendi për vizitë në Amerikë, e tha troç ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, raportohet të ketë thënë Hovenier në një takim sot me gazetarët.

Sveçla s’ka plane për vizitë në këtë periudhë

Duke qenë se gjatë ditës, por edhe tash në mbrëmje po raportohet me burime se as ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla s’do e ketë mundësinë të udhëtojë për në Uashington, Periskopi ka kontaktuar asistenten ekzekutive të tij, Aulona Bytyqin.

Ajo na tha se Sveçla as nuk ka pasë vizitë të planifikuar e as anulim.

‘’Jo nuk ka pasë planifikim për vizitë dhe raportimet për diçka të tillë nuk qëndrojnë. E as të përbashkët me ministren Haxhiu’’, ka thënë shkurt Bytyqi për Periskopin.

Vizita i anulohet Shpejtim Bulliqit

Megjithatë, përpos Haxhiut  Hysenit tash,  doli se edhe  një njeriu të Vetëvendosjes iu tha jo shkuarja në Amerikë. Bëhet fjalë për kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia.

“Nuk i është shty vetëm Bulliqit, por shumë kryetarëve të komunave. Ata janë dakorduar që kjo vizitë të shtyhet. E di që të hënën është marrë vendim që t’i shtyhet vizita”, është shprehur Zhitia.

Për dallim prej tij, kryetar Bulliqi ka thënë se ka kërkuar vetë nga Ambasada Amerikane që të shtyhet një takim i tillë, për shkak të agjendës së zënë.

“Aktualisht jemi në vizitë zyrtare në Austri, jemi duke marrë pjesë në ni kuorum të bizneseve dhe unë nuk mund të kthehem në Kosovë dhe kam kërkuar që ky takim të shtyhet”, ka thënë Bulliqi në një lidhje telefonike në emisionin “Debat Plus”.

Kujtojmë që tash e disa ditë kemi një gjendje delikate në veri të vendit, pas vendimit të Listës Serbe që të largohet nga gjitha institucionet e Kosovës. Kryetari i saj, Goran Rakiq kushtëzoi kryeministrin Albin Kurti me tërheqje nga vendimi i targave dhe formim të Asociacionit, për t’u kthyer prapa. Mirëpo, Kurti nuk përfilli as thirrjet e BE’së e Amerikës, e lëre më të serbëve./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?