EKSKLUZIVE: SHBA nuk e përjashton heqjen e bazës së Bondstilit nga Kosova

EKSKLUZIVE: SHBA nuk e përjashton heqjen e bazës së Bondstilit nga Kosova

Refuzimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta dëgjuar këshillën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për pezullimin e taksës, ka sjellur së fundmi edhe një delegacion të lartë të administratës amerikane për vizitë në vendin tonë. Burime të besueshme të Periskopit, nga takimi që kanë zhvilluar dje delegacioni amerikan me liderët e shtetit dhe nga […]

John Earth dhe Brad Berkley, janë dy zyrtarët e lartë amerikanë, që dje kanë arritur për vizitë në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme, ata janë takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Në këtë takim, dy zyrtarët e lartë amerikanë, kanë ripërsëritur mesazhin e qartë të Shtëpisë së Bardhë, atë se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet dhe t’i hapet rrugë dialogut.

Derisa Earth dhe Berkley kanë zhvilluar takime edhe gjatë ditës së sotme (e enjte) me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin – bashkëkryesues të Delegacionit Shtetëror me Serbinë, burime të Periskopit nga këto takime, kanë dhënë detaje lidhur me mesazhet që kanë sjellur dyshja e lartë amerikane në Prishtinë.

Kështu, burime të besueshme të Periskopit, kanë thënë se Earth dhe Berkley, veç tjerash u kanë thënë zyrtarëve kosovarë, se ‘në rast se vazhdon një refuzim i tillë siç po ndodh tani nga ana e palës kosovare, për pezullimin e taksës, amerikanët nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të largohen nga baza e Bondstilit në Kosovë’.

“Një nga mesazhet e tyre ka qenë edhe ai që amerikanët nuk e kanë përjashtuar mundësinë – që nëse vazhdon refuzimi i palës kosovare për pezullimin e taksës – ata nuk e përjashtojnë mnudësinë që të largohen edhe nga baza e Bondstilit”, ka thënë ky burim i besueshëm i Periskopit nga takimi.

Periskopi dje ka sjellur edhe një profil të shkurtër, të asaj se kush janë dy zyrtarët e lartë amerikanë, që së fundmi, vijnë dhe i bëjnë lutje Kosovës që të tregohet bashkëpunuese në këtë proces. Njëri prej tyre, siç ka raportuar Periskopi, është edhe Brad Berkley.

Berkley është udhëheqës i Çështjeve Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas burimeve të Periskopit nga takimet me liderë kosovarë, njëri nga zyrtarët amerikanë (që mund të jetë Berkley, pasiqë edhe është zyrtar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare v.j), ka deklaruar se ‘edhe ata mund të kenë rekomandime nga anëtarët e tyre të institucionit, që të shkohet me masa edhe më drastike ndaj Kosovës’.

“Atje (në Këshillin e Sigurisë Kombëtare), nesër mund të vije dikush me ndonjë propozim dhe të na thotë se mund ta heqim edhe bazën e Bondstilit nga Kosova. Sepse pyetja që lind këtu është: pse po refuzohemi nga një vend mik?”, ka thënë ai, tregon tutje burimi i Periskopit.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës, kryeminsitri Ramush Haradinaj në vazhdimësi po del kundër kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e taksës, si një kusht që të ecet tutje në dialog.

Kryeneçësia e Haradinajt, është një nga dëmet më të mëdha që po ndikon në raportet SHBA – Kosovës dhe në të ardhmen, këto dëme mund të bëhen të pariparueshme.

Kujtojmë edhe faktin se SHBA ka anuluar një sërë mbështetjesh për Kosovën, që kanë të bëjnë me pikë mjaft të ndjeshme, siç është ajo e FSK’së dhe kryesisht – programe që lidhen me trajnime të sigurisë.

Në prag të festës së Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia patën ndaluar një prej gjeneralëve më të respektuar të Ajovas, Timothy Orr, vizitën që e kishte paralajmëruar në Kosovë, pikërisht shkaku i refuzimit të heqjes së taksës.

Ndryshe, Kampi Bondstil është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën komandën e KFOR-it në Kosovë. Ajo është e vendosur  afër Ferizajt dhe shërben si kryeqendër e NATO’s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?