Gashi: Vetëvendosja e dhunshme, Driton Selmanaj do të jetë në Kuvend

Gashi: Vetëvendosja e dhunshme, Driton Selmanaj do të jetë në Kuvend

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, thotë se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj po sulmohet dhunshëm nga Vetëvendosja. Ai ka thënë se Driton Selmanaj do të jetë në Kuvend, sa herë që ka pika të rendit të ditës që lidhen me fushëveprimtarinë e tij. “Selmanaj do të jetë i pranishëm në secilën seancë që ka pika […]

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, thotë se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj po sulmohet dhunshëm nga Vetëvendosja.

Ai ka thënë se Driton Selmanaj do të jetë në Kuvend, sa herë që ka pika të rendit të ditës që lidhen me fushëveprimtarinë e tij.

“Selmanaj do të jetë i pranishëm në secilën seancë që ka pika të rendit të ditës nga fushëveprimtaria e tij dhe sa herë që do të ketë kohë do të jetë present në Kuvend. Nuk e di a do të jetë në orën 2, sot ka pasur që Kuvendi të prezantojë planin kombëtar për marrëveshjen e MSA-së, por deputetët e VV-së me veprime të dhunshme nuk lejuan të mbahet seanca”, ka thënë Gashi, shkruan Periskopi.

Ja fjala e Gashit, përcjell Periskopi:

“Sot Kuvendi i Republikës u sulmua verbalisht dhe me zhurmat e Lëvizjes Vetëvendosje për të penguar ushtrimin e detyrës kushtetuese të zëvendeksryeministrit të Kosovës.

Ajo që ndodhi sot është një episod i përsëritur, i një sjelljeje agresive të paarsyeshme dhe të palogjikshme të Vetëvendosjes.

Institucionet e Republikës dhe sidomos Kuvendi i Republikës është institucioni i përfaqësimit të popullit që ka dalë nga një rezultat zgjedhor.

Askush në mënyrë arbitrare dhe të një anshme nuk mundet me ia imponu vullnetni Kuvendit.

Veprimet që sot pamë, ishin veprime arbitrare që kanë potencial dhune. Nëse Lëvizja Vetëvendosje apo kushdo tjetër vlerëson se qeveria e Kosovës nuk duhet të jetë kjo, nëse kanë vërejtje për ndonjërin nga anëtarët e kabinetit të qeverisë, Kushtetuta e Republikës i parashah mekanizmat demokratikë të veprimit, dhe mocioni demokratik është mocioni i mosbesimit, qoftë ndaj qeverisë qoftë ndaj ndonjë anëtari të kabinetit.

Është e drejtë e tyre kushtetuese të përdorin instrumentet e demokracisë, por sjellja e tyre e dhunshme dhe mekanizmat jodemokratikë,

Ne dekolarojmë se Kuvendi i Republikës po kapet peng nga drejtuesja e Kuvendit dhe anëtarët e VV-së në Kuvend. Pra, drejtuesja është e detyruar të garantojë kushte që secili deputet të paraqesë politikën e tij, por jo në mënyrë të njëanshme t’i pamundësohet qoftë nga ulëset e Kuvendit qoftë nga deputetët.

Ne këtu jemi, nuk do të lejojmë në asnjë formë që vullneti qytetar dhe demokratik të shkelet me veprime të dhunshme. VV sot tentoi të imponojë vlerësimet subjective mbi Kuvendin e Republikës. Kuvendi funksionon me shumicë, shumica vendosë. Nëse janë shumica që mendojnë se ky zëvendëskryeministër nuk duhet të përfaqësojë, është shkarkimi.

Nuk kanë nevojë kurrfarë veprimi të dhunshëm individual apo grupor me ndërmarrë”, tha Gashi, shkruan Periskopi.

Lëvizja Vetëvendosje sot nuk ka lejuar vazhdimin e seancës së Kuvendit, në momëntin kur në sallë ka hyrë zëvendëskryeministri Driton Selmanj.

Lexo më shumë rreth kësaj teme!

 

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë