Zhvillime të papritura: LDK paralajmëron VV-në se për 10 minuta do të marrin përgjigje për Driton Selmanajn

Zhvillime të papritura: LDK paralajmëron VV-në se për 10 minuta do të marrin përgjigje për Driton Selmanajn

Lidhja Demokratike e Kosovës pas pak çastesh do të mbajë konferencë për media, për të folur rreth zhurmës që Vetëvendosje po bën në Kuvend kundër zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj. Arben Gashi i LDK-së, i ka thënë Periskopit se pas pak çastesh do të dalin të flasin publikisht për këtë çështje. “Brenda 5 ose 10 minutash do […]

Lidhja Demokratike e Kosovës pas pak çastesh do të mbajë konferencë për media, për të folur rreth zhurmës që Vetëvendosje po bën në Kuvend kundër zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Arben Gashi i LDK-së, i ka thënë Periskopit se pas pak çastesh do të dalin të flasin publikisht për këtë çështje.

“Brenda 5 ose 10 minutash do të flas publikisht për këtë çështje”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Liburn Aliu i Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti nuk do ta lejojë Driton Selmanajn në Kuvend.

“Driton Selmanaj nuk mund të lejohet në Kuvend”, ka thënë Aliu në një konferencë për media.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka ndërprerë seancën e Kuvendit pasi aty ka hyrë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Deputetë të kësaj partie, kanë grushtuar tavolinat duke brohoritur: ‘jashtë-jashtë”. Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se kjo seancë nuk mund të vazhdojë në këto kushte.

Krahas kësaj, Nagavci bëri të ditur se seanca tjetër ku është e paraparë interpelanca ndaj kryeministrit Hoti do të fillojë në orën 14:00.

“Kjo seancë nuk mund të vazhdojë në këto kushte, për vazhdimin e seancës vendoset në mbledhjen e radhës së kryesisë. Ndërkohë me seancës e re, të fituar sipas kryesisë vazhdojnë punimet në orën 14:00. Me kaq i ndërprehen punimet e kësaj seance”, tha ajo.

Përplasjet e mëdha që nisën në seancën e 19 nëntorit

Debati për personat e pagjetur, në seancën e 19 nëntorit të këtij viti, kishte ngjallur tensione mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputetë të Lëvizjesh Vetëvendosje.

Krejt kjo ka ndodhur pas një përplasje fjalësh në mes të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj dhe deputetëve të Vetëvendosjes, ku këta të fundit i patën thënë se ai nuk ka të drejtë të flasë për çështjen e personave të pagjetur.

 

Të ngjashme
Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin