Gjendet trupi i djalit 4-vjeçar të mbytur në tragjedinë në Bunë

Gjendet trupi i djalit 4-vjeçar të mbytur në tragjedinë në Bunë

Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të djalit 4-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë. Ngjarja e rëndë u zbulua të dielën, kur një peshkatar në fshatin Dragjat, gjeti trupin e vajzës së madhe të familjes të moshës 9-vjeçare, të mbytur në […]

Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të djalit 4-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë.

Ngjarja e rëndë u zbulua të dielën, kur një peshkatar në fshatin Dragjat, gjeti trupin e vajzës së madhe të familjes të moshës 9-vjeçare, të mbytur në ujërat e lumit Buna.

Polumbarët e RENEA-s dhe forcat e ushtrisë nisën kërkimet përgjatë shtratit të lumit, pas dyshimeve se 39-vjeçarja u hodh bashkë me fëmijët e saj në lumë.

Ditën e djeshme u gjet dhe vajza 8-vjeçare, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të ëmën.

Ka qenë bashkëshorti i 39-vjeçares ai që ka bërë denoncimin në polici më datë 3 maj, një ditë pas ngjarjes.

Pas marrjes në pyetje dhe zbulimit të trupit të vajzës, shtetasit Erdgys Arrazi i janë vënë prangat, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët.

Po ashtu, motra e 39-vjeçares ka deklaruar në polici se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë sistematike ndaj të zhdukurës Alma Arrazi, e cila është me origjinë nga Lezha.

Sipas hetimeve, gjithashtu dyshohet se 31 vjeçari ka pastur një lidhje jashtëmartesore dhe ky lajm është marrë vesh nga 39-vjeçarja Alma Arrazi, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është hedhur në lumin Buna./euronews.al

“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”, çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?

Të ngjashme
“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet