Gola i VV-së nuk e mohon se në Kuvend s’kishte mjaftueshëm vota për Projektligjin për tekste shkollore

Gola i VV-së nuk e mohon se në Kuvend s’kishte mjaftueshëm vota për Projektligjin për tekste shkollore

Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, thotë se nuk kanë autoritet ta ndalin Projektligjin për tekste shkollore nëse nuk vërtetohet që projektligji në fjalë është votuar. “Lidhur me dilemën e ngritur sa i përket numrit të votave asgjë të pazakontë nuk ka në mënyrën se si po […]

“Lidhur me dilemën e ngritur sa i përket numrit të votave asgjë të pazakontë nuk ka në mënyrën se si po procedohet ky projektligj. Komisioni për Arsim nuk ka asnjë autoritet dhe kompetencë për të ndalur procedurën automatike e cila fillon në momentin kur nga kryetari i Kuvendit kemi një vendim të plotfuqishëm i cili i detyron komisionet funksionale, në këtë rast Komisioni për Arsim për të proceduar tutje për shqyrtimin nen për nen të këtij projektligji nëse ka diçka kontestuese ashtu sikurse po ngrihen edhe nga opozita, atëherë është pikërisht komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Rregullore të Kuvendit, ai i cili e ka për obligim dhe për mandat për të interpretuar një rast specifik nëse është shkel rregullorja ose jo”, ka thënë Gola.

Kryetari i Komisionit, Gola ka shtuar se procedura është ajo e cila artikulon vullnetin politik të deputetëve dhe e përligj çfarëdo lloj përmbajtje ligjore e cila materializohet përmes Projektligjit.

“Ne si komision nuk guxojmë ta ndalim automatizimin e kësaj procedure por duhet të procedojmë në përputhje me obligimet të cilat vijnë nga seanca plenare përkitazi ose respektivisht nga vendimet që nxirren nga kryetari që e reflektojnë ose pasqyrojnë seancën e asaj dite. Nuk guxojmë të predikojmë kurrfarë epilogu në ankesat e ngritura dhe për më tepër nuk jemi adresa e duhur për t’i trajtuar këto. Është kabineti i kryetarit e mbase edhe administrata e cila duhet t’i sqarojë dhe unë shpresoj që çdo gjë të shkojë në përputhje me procedurën për shkak se procedura është ajo e cila artikulon vullnetin politik të deputetëve dhe e përligj çfarëdo lloj përmbajtje ligjore e cila materializohet përmes Projektligjit”, ka thënë Gola.

Dyshimet se pushteti ‘vodhi vota’ në Kuvend për Projektligjin për tekste shkollore: Opozita bojkoton Komisionin

Të ngjashme
Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre