Gola s’ka haber: Nuk e di çka ka folë Mimoza Kusari për pagat e grevistëve, më duhet të flas me ministrin

Gola s’ka haber: Nuk e di çka ka folë Mimoza Kusari për pagat e grevistëve, më duhet të flas me ministrin

Kryetari i Komisionit për arsim, z.Ardian Gola, nuk është në dijeni lidhur me deklaratat e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, partisë ku edhe është deputet zoti Gola, lidhur me mos-ekzekutimin e pagavë për grevistët në arsim. Periskopi ka pyetur z.Gola, për të marrë një mendim nga ai, duke qenë se ishte edhe mjaft aktiv […]

Kryetari i Komisionit për arsim, z.Ardian Gola, nuk është në dijeni lidhur me deklaratat e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, partisë ku edhe është deputet zoti Gola, lidhur me mos-ekzekutimin e pagavë për grevistët në arsim.

Periskopi ka pyetur z.Gola, për të marrë një mendim nga ai, duke qenë se ishte edhe mjaft aktiv në përpjekje për zgjidhjen e problemit të grevës deri sot, por i njëjti na thotë se ‘nuk i komenton deklaratat e shefes së Grupit Parlamentar’ dhe se ai ‘iu referohet vetëm deklaratave të ministrit (Hekuran Murati)”.

“Cila është deklarata se nuk e di ma s’pari, nuk e kam pa deklaratën  Nuk mundem me i komentu komentet e shefes së grupit parlamentar”, tha Gola për Periskopin.

Por, duke qenë nga ajo që dihet deri tani, se mësuesve nuk iu kanë dalë pagat e muajit të kaluar – meqë ishin në grevë, Periskopi ia kujtoi z.Gola se nga ajo që dihet publikisht, pagat nuk janë ekzekutuar, por ai na tha:

“Unë duhet me këqyrë a janë ekzekutu apo jo pagat, nëse jo, unë krijoj një qëndrim dhe ta artikuloj një mendim, pa problem, po tash nuk mundem se nuk e di a ka naj zhvillim a jo sepse nuk e di që ka zhvillime të tilla, më duhet me pasë informata fillimisht”.

Gola tha se do të flasë vetëm pas konsultave me ministrin dhe do ta shohë – se nëse nuk ka ndodhur një gjë e tillë (ekzekutimi i pagave) se ku është problemi – duke përmendur këtu që ‘ndoshta është te ligji’.

“Nuk e di a ka ndodhë ma s’pari ekzekutimi i pagave apo jo, unë informohem prej ministrit. E këqyri e ves ministrin a ka ndodhë ekzekutimi apo jo, a ka arsye për këtë, apo është çështje e zbatimit të ligjit se ndoshta nuk ka mundësi të tjera, kështu që unë kqyri”, ka thënë Gola./Periskopi/

Lexo edhe: Jasharaj i drejtohet Qeverisë për paga: Ju presim deri më 5 tetor, mund të kemi një situatë më të keqe

 

 

Të ngjashme
Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Aksionet e Rheinmetall: Çfarë po ndodh këtu?

Aksionet e Rheinmetall: Çfarë po ndodh këtu?

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Qeveria në detyrë ndan edhe 3 milionë për diasporën

Qeveria në detyrë ndan edhe 3 milionë për diasporën

Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Sot një muaj ta kemi edhe presidentin mes nesh

Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Sot një muaj ta kemi edhe presidentin mes nesh

Zhvillimet në LDK e shqetësojnë edhe Dejona Mihalin, thotë se është plan i Ramës, Lushtakut e Ismailit

Zhvillimet në LDK e shqetësojnë edhe Dejona Mihalin, thotë se është plan i Ramës, Lushtakut e Ismailit

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve