Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat për formimin e qeverisë

Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat për formimin e qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk beson se do të mund të formohet Qeveria Kurti 3. Ai tha se si AAK vazhdojnë të jenë të përcaktuar për një koalicion të opozitës. Madje sipas tij, askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje. “Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk beson se do të mund të formohet Qeveria Kurti 3.

Ai tha se si AAK vazhdojnë të jenë të përcaktuar për një koalicion të opozitës.

Madje sipas tij, askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do e formojë Kurti Qeverinë], nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, tha Haradinaj për kosovapress transmeton Periskopi.

Matematika e Kurtit: Me 48 deputetë thotë se do ta bëjnë Qeverinë – Qysh?

E nga Nisma Socialdemokrate i quajtën spekulime raportimet në media se tre deputetët e tyre do të votojnë pro formimit të qeverisë Kurti por pa u përfshirë në koalicion qeverisës.

Anëtari i kryesisë, Vesel Krasniqi  tha se për momentin “s’ka asnjë lëvizje” dhe se Nisma mbetet ende në deklarimet e mëhershme të kryetarit Fatmir Limaj.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Limaj në paraqitjen e parë dhe të vetme publike ka refuzuar të vendosë “vija të kuqe” për Lëvizjen Vetëvendosje në ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime për çështje me rëndësi nacionale.

Në anën tjetër, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu duke folur më herët të hënën për KosovaPress e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me opozitën sa i përket formimit të qeverisë së re.

Ajo tha se do të bëjnë përpjekje për të takuar deputetë të zgjedhur por sipas saj jo ata nga opozita.

Ndërkaq, javën e kaluar, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti por theksoi se deri më tash ka zhvilluar biseda vetëm me partitë opozitare.

Në LDK janë shprehur kundër koalicionit me LVV-në por të gatshëm për bashkëpunim me opozitën me kushtin që LDK e merr postin e kryeministrit.

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

Pra, nevojiten koalicione pasi që asnjëra parti nuk mund ta formojë e vetme qeverinë.

Deri më tash, në deklarime publike, LVV-ja ka thënë se do të udhëheqë me qeverinë e re por që preferojnë të bashkëpunojnë me partitë pakicë jo serbe.

Minoritetet jo serbe i kanë 10 deputetë ndërkaq, serbëve u takojnë gjithashtu dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve, një ulëse e ka fituar politikani serb dhe ministri në detyrë në Qeverinë Kurti 2, Nenad Rashiq, dhe 9 ulëse do t’i takojnë Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila financohet nga Beogradi.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani tha se shumë shpejt do të caktohet data për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Afati ligjor për këtë është 30 ditë./kp/

Të ngjashme
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot

Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

“150 mijë euro për ta vrarë” , detaje tronditëse të atentatit ndaj gazetares Daphne Caruana Galizia në Malta

“150 mijë euro për ta vrarë” , detaje tronditëse të atentatit ndaj gazetares Daphne Caruana Galizia në Malta

"VAR po përdoret në mënyrë selektive bazuar në madhësinë e ekipit, nuk kishte penallti", Modric shfryen pas eliminimi

"VAR po përdoret në mënyrë selektive bazuar në madhësinë e ekipit, nuk kishte penallti", Modric shfryen pas eliminimi

Gjykata anulon raundin e dytë në zgjedhjet për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata Supreme, urdhëron certifikimin e rezultatit të parë për Memajn dhe Thaqin

Gjykata anulon raundin e dytë në zgjedhjet për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata Supreme, urdhëron certifikimin e rezultatit të parë për Memajn dhe Thaqin

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së